Trekëndëshi i Brukselit

Çfarë fuqie organizative dhe potenciali negociator kanë Kosova, Serbia dhe Bashkimi Evropian. Çka mund të pritet javëve të ardhshme në përgatitje të finales së dialogut Kosovë – Serbi

Nëse me njësitë matëse të fuqisë organizative dhe të potencialit negociator, pak javë para se të nisin bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e Marrëveshjes ligjësisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të vlerësohej situata në Kosovë, në Serbi dhe në BE (në Zyren e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherinit), me gjasë, do të mund të mbërrihej tek këto konkudime.
Nëse këtu, në këtë analizë do të fillonim me pozitën e Serbisë, gjegjësisht të Presidentit të saj, Aleksandar Vuçiqit, nuk ka kurfarë dyshimi që ai është dhe do të mbetet adresa e vetme zyrtare serbe që ka përgjegjësinë e plotë për t’i prirë bisedimeve në Bruksel. Pra, aktualisht, Serbia, apo, lidershipi i saj që njeh vetëm një emër të vetëm, Presidentin Aleksandar Vuçiq, ka një fuqi maksimale organizative në pritje të dialogut final me përfaqësuesit e Kosovës. Megjithatë, në anën tjetër, Vuçiq nuk mund aspak të krenohet edhe me potencialin negociator me të cilin ai posedon në këto rrethana. Vuçiq, realisht, ka pësuar një goditje të dyfishtë, brenda Serbisë dhe në shtetet kryesore perëndimore, kohëve të fundit, të cilat ia kanë ngushtuar goxha shumë hapësirën manovruese në përgatitje të kapitullit konkludues të dialogut me Kosovën.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “818” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat