Traditë e pasur dhe fisnike

Disa kohë më përpara numri i komunikimeve me gjeste ka qenë shumë i madh, pothuajse çdo gjë është marrë vesh me ndihmën e tyre

Shtjefën Ujkaj

Si në çdo vend të botës edhe vendi ynë i ka të njohura komunikimet joverbale apo me gjeste, kemi komunikime joverbale të ndryshme që shpjegojnë shumë më shumë sesa vetë fjalët.
Disa kohë më përpara numri i komunikimeve me gjeste ka qenë shumë i madh, pothuajse çdo gjë është marrë vesh me ndihmën e tyre. Nëpërmjet një kontakti apo një veshjeve, është marrë vesh se sa i mirë mund të jenë një burrë, i cilit rang është, sa i mençur është ai, çfarë familje përfaqëson një grua ” e kështu me radhë.
Një nga traditat që kanë pasur burrat e zonës sonë ka qenë mbajtja e mustaqeve, me këtë është treguar shumëçka. Së pari është treguar burrëri, besnikëri dhe të gjithë njerëzit e tjerë kanë pasur respekt për këta burra. Në raste fatkeqësie apo vrasjeje këta kanë pajtuar gjaqet. Por jo çdokush i ka mbajtur mustaqet apo më mirë të themi jo çdokujt i është lejuar t’ i mbajë, sepse në qoftë se ka qenë burrë i paaftë apo burrë me virtyte të këqija, atëherë atë e kanë përqeshur dhe në të njëjtën kohë mund ta kenë kërcënuar. Por edhe në qoftë se për shumë kohë i ka mbajtur mustaqet dhe pastaj i ka hequr është përqeshur dhe automatikisht i është ulur vlera.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “818” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat