Me tentativat për përvetësimin e Kishave shqiptare të Shasit, monumenteve të tjera të kulturës dhe pasurisë arkeologjike në trojet shqiptare në Malin e Zi, tentohet të mohohet trashëgimia kulturore shqiptare
Gjekë Gjonaj
“Sipas një interpretimi , qytetarët e qytetit të Shasit , të pasur dhe fetarë, pranë shtëpive të veta kanë ndërtuar tempujt ( kishat) për t’i kryer më lehtë ritet fetare, por aty, gjithashtu, i kanë varrosur edhe prelatët e kishës dhe pjesëtarët e aristokracisë. Legjenda tjetër interesante për “ qytetin e 365 kishave “ lidhet me princ Vladimirin, personalitetin e parë të shquar të historisë malazeze, dhe bashkëshorten e tij Kosarën”.
“…Një natë në vit, në vendin e qytetit të dikurshëm, mbahet takimi i shpirtrave të gjithë sundimtarëve të mbretërisë së Duklës…”
Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për Shasin nga broshura propagandistike qëllimkeqe e Organizatës Joqeveritare “ Green Home” nga Podgorica , që ka shkaktuar revoltë tek popullata vendase dhe reagime të ashpra të shoqatave dhe institucioneve kulturore në Komunën e Ulqinit.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “757” të revistës Koha Javore