Qysh në vitin 2003, femrat e mbijetuara kanë dhënë dëshmitë Misionit të KB në Kosovë (UNMIK), por asnjë hetim nuk ka filluar
Shirley Cloyes DioGuardi
Në punën e bërë me mjeshtri, Gratë në Holokaust (Women in the Holocaust), Dalia Ofer dhe Leonore J. Weitzman shprehin bindjen e tyre se kemi arritur te një “shpjegim më kompleks dhe më komplet” për jetën e hebrenjve përpara dhe gjatë Holokaustit “duke sjellë së bashku përvojat veçanërisht për gratë dhe të dhëna relevante për të gjithë hebrenjtë e mbijetuar.” Si pasojë, ato kanë vendosur që të jenë zëri i grave të mbijetuara si një pikë esenciale e fillimit të analizës së tyre mbi shfarosjen e hebrenjve të Evropës nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore. E njëjta gjë duhet thënë lidhur me okupimin serb që ka zgjatur një dekadë, e që kulmoi në vitet 1998-1999 me luftë në Kosovë. Nuk është kushtuar vëmendja e mjaftueshme dimensioneve specifike-gjinore të luftës gjenocidale të Serbisë kundër shumicës shqiptare të Kosovës. Për këtë arsye, njohja dhe shërimi i grave të mbijetuara të Kosovës është jo i plotë, së bashku me integrimin e zërave të grave në narracionet mbi luftën dhe në procesin e paqes pas-konfliktit.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “751” të revistës Koha Javore