Fillet e organizimit të mirëfilltë të aktiviteteve kulturore duhet thënë se nisen (gjithnjë duke u bazuar në materiale të shkruara arkivore) dhe sipas mendimit tim më 4 gusht 1964, kur studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të Shkollës tetëvjeçare në Ostros shfaqen program kulturo-zbavitës në Ostros, jashtë ambienteve të shkollës
Kur flitet për organizimin e jetës kulturore në Krajë gjatë viteve, duhet theksuar se aktivitetet e para e kanë zanafillën në shkollë, ku sadopak në njëfarë mënyre kishte organizime kulturore dhe artistike që përgatiteshin me rastin e festave shtetrore, ashtu siç edhe ishte në atë kohë sistemi shoqëror. Po t’u hedhësh një vështrim arkivave, organizimet kulturore të asaj kohe ishin me tipare ideologjike të sistemit, bile në shumë raste dominonte përmbajtja e programeve ishte në gjuhën joamtare.
Fillet e organizimit të mirëfilltë të aktiviteteve kulturore duhet thënë se nisen (gjithnjë duke u bazuar në materiale të shkruara arkivore) dhe sipas mendimit tim më 4 gusht 1964, kur studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të Shkollës tetëvjeçare në Ostros shfaqën program kulturo-zbavitës në Ostros, jashtë ambienteve të shkollës. Në arkiv hasa se me këtë rast në programin e shfaqur u dhanë: Pjesa teatrale “Zani i fëmiut”, valle popullore “Xhemilja”, këngët popullore “Mori vashë me sy të zi”, “Po më sillesh pa kujdes”, ”Mori çikë që shkon për ujë” etj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore

