Nëse vërtetë duam që Komuna e Ulqinit të drejtohet nga shqiptarët, lidershipi shqiptar në këtë fushatë garuese duhet patjetër të përcjell tek elektorati ide, programe, projekte e vlera, dhe jo më inate e përçarje. Kjo aq më tepër për faktin se këtu garojnë edhe me ngjyra etnike
Zgjedhësit e Komunës së Ulqinit do t’u drejtohen më 4 shkurt të këtij viti kutive të votimit për të dhënë votën e tyre për 33 këshilltarë që do të ketë parlamenti vendor. Partitë politike kanë bërë gati të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zgjedhje dhe i kanë dorëzuar Komisionit Komunal të Zgjedhjeve listat e kandidatëve të cilët sipas tyre do të artikulojnë më së miri interesat e qytetarëve.
Praktika e deritashme ka treguar se, pothuaj në të gjitha zgjedhjet e kaluara vendore apo qendrore, partitë politike shqiptare, edhe krahas disa tentativave, gjithmonë kanë mbetur të përçara dhe pa një bashkim të mirëfilltë të tyre në një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Edhe në këto zgjedhje shqiptarët do të garojnë ndaras pa ndonjë program të unifikuar në tri kolona, gjë e cila kam frikë ( jo vetëm unë) se edhe në Ulqin do të përsëritet skenari i zgjedhjeve lokale për Komunën Urbane të Tuzit.
Nëse vërtetë duam që Komuna e Ulqinit të drejtohet nga shqiptarët, lidershipi shqiptar në këtë fushatë garuese duhet patjetër të përcjell tek elektorati ide, programe, projekte e vlera, dhe jo më inate e përçarje. Kjo aq më tepër për faktin se këtu garojnë edhe me ngjyra etnike. Dua të besoj se liderët shqiptarë do t’i kontribuojnë kësaj klime politike, duke i shmangur elementet e mundshme negative në këtë fushatë e duke promovuar qetësi, kulturë demokratike me vlera perëndimore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore

