Lexoni atë libër që ju e keni lënë pa lexuar ose ndaluar. – Nuk ka asnjë mënyrë më të bukur për të shfrytëzuar kohën sesa të zhytemi në një libër, duke u përqendruar plotësisht te libri, personazhet e tij dhe rrëfimi i tij pa shpërqendrime. Tani e kemi kohën e mundësinë. Librat ushtrojnë trurin, ndërtojnë fjalorët tanë ulin stresin dhe gjithashtu rrisin imagjinatën. Pavarësisht nëse preferoni trillime ose jo, blini vetes disa libra dhe filloni të lexoni më shumë këtë javë. Mos harroni, nëse preferoni audion, librat audio ose në qoftë se i keni lexuar librat që keni në librarinë tuaj personale internet ofron edhe formatin PDF të shumë librave të ndryshëm.
Shikoni një film ose dokumentar në Netflix ose diku tjetër- Netflix si aktivitet është një kurth i mundshëm. Përderisa shikimi i një seriali stimulues televiziv në Netflix kalon kohë, ai mund ta bëjë këtë në një mënyrë joproduktive dhe ju mund të gjeni veten duke shikuar programe të tepruara që nuk do t’ju ndihmojnë në asnjë mënyrë, përveç humbjes së kohës së lirë që keni. Investoni kohë në shikimin e dokumentarëve dhe të mësoni rreth temave tuaja të preferuara. Ju mund të zgjidhni të shikoni një serial dokumentar në Netflix për të cilin nuk jeni interesuar kurrë më parë, gjë që është e shkëlqyeshme për ata që nuk kanë llogari tek Netflix ,Filma24 është opsioni zëvendësues.
Mbani një blog / ditar-Mbajtja e shënimeve të mendimeve, aktiviteteve dhe mësimeve tuaja është gjithmonë një ide e mirë – dhe një ide shumë produktive. Ju mund të shikoni prapa në këtë kohë dhe të rifreskoni kujtimet tuaja ose madje të rishikoni mendimet tuaja për ditën ose javën që ka kaluar. Ju mund ta bëni këtë privatisht në kompjuterin tuaj, në celular ose edhe më mirë në një fletore. Merrni parasysh të shkoni një hap më tej dhe krijoni një blog personal që i merr ato përvoja të përditshme dhe i kthen ato në postime javore ose mujore që të tjerët t’i lexojnë dhe të mësojnë nga to.
Regjistrohuni në një kurs online falas- Regjistrimi në një kurs dhe kalimi me sukses i testeve dhe detyrave do t’ju ndihmojë të ndërtoni bazën tuaj të njohurive si dhe CV-në tuaj. Universiteti i Hapur, për shembull, ofron një gamë të gjerë të kurseve në nivelin e fondacionit për këdo që të regjistrohet falas dhe të fillojë të mësojë nga katalogu i kurseve të tij nga historia dhe artet e shoqëria, politika dhe ligji.
Mësoni një aftësi të re- Ndërtimi i kualifikimeve tuaja duke u regjistruar në kurse mund të shoqërohet gjithashtu nga mësimi i aftësive të reja. Kjo mund të jetë mësimi i rregullave të një loje (Shahu është një shembull i mire) ose mënyra se si të luaj një instrument ose diçka tjetër që kërkon kohë për t’u kapur. Praktikimi i një instrumenti mund të jetë kënaqësi e mirë, dhe gjithashtu është një mënyrë krijuese për ta mbajtur veten të argëtuar dhe duke mësuar vazhdimisht. Interneti ofron mësime dhe video të shumta që mund të ju ndihmojnë.
Joga është e mirë për trupin, mendjen e shpirtin – Joga është një mënyrë e pabesueshme për ta bërë veten të djersitet dhe të jeni fleksibël. Kur shikoni udhëzimet për joga, trajnerët prekin gishtërinjtë e tyre me lehtësi dhe hijeshi. E ju nga ana tjetër? Jo aq shumë. Megjithatë, dy javë më vonë, po e filluat do jeni ende duke parë video të mësimeve të jogas dhe do gjeni një nivel tjetër kënaqësie .
Zgjidhni enigma- Ashtu si leximi i librave, zgjidhja e enigmave ofron një sërë përfitimesh: Përmirësimi i kujtesës, aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve dhe rritja e inteligjencës janë vetëm disa prej tyre. Ky lloj i trajnimit të trurit mund të marrë shumë forma, të tilla si bashkim figurash, enigma Sudoku ose fjalëkryqe të cilat mund të gjenden, blihen lehtë . Ju gjithashtu mund të vizitoni App Store / Play Store në celularin tuaj dhe të përdorni një sërë lojërash që stimulojnë mendjen. Vendosni 30 minuta për të provuar një enigmë çdo ditë.
Meditoni- Është e rëndësishme të keni kujdes për mjedisin tuaj, si dhe mirëqenien tuaj ndërsa jeni në karantinë, dhe meditimi mund t’ju ndihmojë të merrni pak qetësi në kohë pasigurie. Gjeni një hapësirë të qetë, ndizni disa qirinj dhe pastroni mendjen me disa muzikë terapeutike meditimi .Meditimi është një nga gjërat më të mira që mund të bëni tani për të lehtësuar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj.
Mësoni një gjuhë të re- Sa herë keni thëne se do të mësoni një gjuhë të re në të kaluarën? Tani keni kohën për ta bërë. Me aplikacione të tilla si: Memrise dhe Duolingo mund ta bëni lehtë dhe pa shpenzime.
Dëgjoni muzikë- Në ambientet tuaja normale të zyrës, ka të ngjarë që të dëgjoni kanale radio ose aspak muzikë. Kur punoni nga shtëpia ose në karantinë, nuk e keni këtë kufizim dhe mund të dëgjoni gjithçka që dëshironi. Pse të mos e kaloni kohën duke punuar nëpër albume muzikore, duke dëgjuar muzikë të re dhe potencialisht të pazbuluar? Ju mund të dëgjoni muzikë të re nga zhanret tuaja të preferuara ose të gjeni një listë të albumeve më të mira.
Flini-Ato mëngjeset e hershme dhe netët e vona, që përbëjnë rutinat tona të zakonshme, ndonjëherë na dëmtojnë veçanërisht kur vjen puna te gjumi . Gjatë kësaj periudhe, joproduktive në rritje, sigurohuni që të flini mjaftueshëm.
Kujdesuni për kopshtin-Stili juaj i jetës së zënë zakonisht do të thotë që gjërat në kopsht mund ti kemi edhe anashkaluar , por tani nuk e keni atë justifikim. Rregullimi i kopshtit tuaj, rilyerja e gardheve tuaja dhe çdo punë tjetër që duhet të bëni në kopshtin tuaj mund të bëhet gjatë një periudhe kohore kur ju pëlqen dhe kur koha është e mirë.
Bëhuni artist -Kopshtaria nuk është e përshtatshme, por dëshiron të bëni diçka krijuese? Arti dhe zanatet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shprehur veten, për të mësuar një aftësi të re dhe për t’ju ndihmuar të shihni gjërat e zakonshme në një mënyrë krejt të re dhe të analizoni krijimtarinë tuaj. Ju mund të pikturoni, të bëni një skicë , krijoni poezinë, novela etj. Eksploroni webfaqet të ndryshme që ofrojnë kurse fillestare dhe ide mbi aktivitetet e artit dhe zanatit që mund të ndërmerrni gjatë kësaj periudhe.
Cilën do nga këshillat të ndjekni një apo të gjitha, kujtohuni që kjo karantinë (kohë e lirë) nuk do të zgjas përgjithmonë prandaj shfrytëzojeni në mënyrën e duhur!
Donika Lulgjuraj
