Sot ka ndryshuar çdo gjë. Mendësia e njerëzve të sotëm dallon shumë nga mendësia e njerëzve të asaj kohe. Sot durimi është i barabartë me zeron. Shumë pak mundohemi të përballemi me vështirësi që sjell jeta, me probleme të ndryshme. Çdo gjë duam të rregullojmë me nxitim, çdo gjë duam të rregullojmë pa u munduar fare. Për fatin e keq, shumë po praktikohet “puna e natës”
Ata edhe pse jetuan me vështirësi dhe me plot skamje, si koha e tillë që ishte, ishin me plot respekt dhe shumë të dashur. Shpeshherë u ka munguar edhe buka e gojës për veten e më e keqja edhe për fëmijën, trashëgimtarin për të cilin janë munduar të bëjnë çdo gjë.
Koha e gjyshërve dhe e gjysheve tona ka qenë kohë me plot probleme, me plot mund, që shumë herë dëgjoj njerëz të moshuar që thonë: “ mos u ktheftë ajo kohë”. Duket se ka qenë periudhë e zorshme.
Po pse këta asnjëherë nuk u dorëzuan dhe nuk u përkulën para problemeve?
Pse vazhduan të punonin me krahë e të derdhin djersë?
A nuk kishte atëherë drogë dhe pisllëqe të tjera ?
Besoj se kanë pasur mundësi të krijojnë një rrjet e të vazhdojnë të merren me krime, e të rrisin fëmijët, të punojnë një punë që është e lehtë dhe të mos e mundojnë shumë veten.
Por ata s’zgjodhën atë rrugë, vazhduan të punojnë tokën, të punojnë nëpër ara, e po ashtu edhe nëpër pyje që shumë herë ndoshta edhe u janë kanosur rreziqe të ndryshme për jetën.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore

