Mënyra më efikase për ndryshimin e kulturës sonë mjerane ndaj mjedisit ku jetojmë është nëse veprojmë ashtu siç veprojmë në shtëpinë tonë. Asnjëri nuk i hedh plehrat në mes të shtëpisë. Atëherë, pse duhet t’i hedhim ato në mes ose pranë rrugës, në plazhe e gjetkë, e jo aty ku e kanë vendin
Gjekë Gjonaj
Në Ulqin, sikur në të gjitha qytetet bregdetare në Mal të Zi, rastet e ndotjes së mjedisit janë të pafundme. Ndotjen e ambientit e gjejmë në forma të ndryshme. Kjo situatë sjell pasoja të rënda mjedisore dhe dëmton shëndetin e njerëzve. E, për të pasur një shëndet të mirë, nuk mjafton vetëm kujdesi për veten, por është i nevojshëm një mjedis i pastër e i shëndetshëm. Mjedisi është i rëndësishëm, por shëndeti është kushti themelor për mirëqenien dhe veprimtarinë e njeriut Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e tij.
Ruajtja dhe kujdesi për mjedisin nuk është vetëm një detyrim shoqëror. Mbi të gjitha është përgjegjësi individuale, pasi shoqëria dhe individi kujdesen për menaxhimin e burimeve natyrore, duke pasur parasysh mosshfrytëzimin e tyre pa kriter, në mënyrë që këto burime të jenë të dobishme jo vetëm për shoqërinë, por edhe për brezat e ardhshëm. Për këtë arsye duhet të jemi , më shumë seç jemi, të kujdesshëm në veprimet tona dhe të kemi më shumë përgjegjësi shoqërore dhe individuale për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore
