Të mos zhvendoset misioni i fesë!

Fatkeqësisht, kohëve të fundit, jemi dëshmitarë të disa aktiviteteve dhe lajmeve ditore në rrjetet sociale që feve, respektivisht simboleve fetare po u atribuojnë një mision tjetër, duke i keqpërdorur ato për qëllime politike të ditës. Këto veprime kanë marrë përmasa shqetësuese dhe po rrezikojnë të zhvendosin misionin e shenjtë që feja dhe simbolet e saj kanë

Qani Osmani

Të rrallë janë ato vende që kanë popullsi heterogjene sikurse është Mali i Zi, andaj me të drejtë ky mjedis është tipik multinacional dhe multikulturor. Si i tillë është edhe vend specifik në Evropën Juglindore, sepse asnjë popull nuk ka shumicë absolute në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Duke qenë e tillë, ajo në vetvete gërsheton vlera të çmuara që janë të shtresuara te çdo pjesëtar i këtij nënqielli pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Në të njëjtën kohë çdo njeri në kuadër të kolektivitetit të vet, ka kultivuar devotshmëri për përkatësinë e vet, por njëherit edhe respekt dhe mirëkuptim edhe për përkatësinë e tjetrit. Në këtë frymë është kultivuar ky diversitet me shekuj dhe si i tillë ka qenë referencë e mirëkuptimit dhe harmonisë në mes njerëzve.
Ndryshimet shoqërore dhe politike të këtij fillimshekulli mundësuan riafirmimin e vlerave fetare me çka u mundësua që çdo qytetar i kujtdo qofte komuniteti fetar t’i përdorë këto vlera lirshëm, t’i kultivojë si në jetën private e po ashtu edhe në atë sociale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “804” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat