Bota bashkëkohore sot gjendet në udhëkryq. Modernizimi i cili njeriut i ksihte premtuar lumturinë, përveç komoditeteve i solli atij kokëçarje. Njeriu i bashkëkohësisë në çdo shoqëri, përfshirë edhe shoqërinë shqiptare, ka nevojë që përmes mekanizmave të veta të luftojë këto dukuri dëmprurëse
Gjekë Gjonaj
Në kohën e sotme jemi të rrethuar me shumë lajme negative. Për fat të keq më shpesh dëgjojmë për fenomenet dhe dukuritë abnormale e patologjike sesa ato normale, vepra e sjellje që në psikologjinë sociale quhen devijuese. Për të këqijat moderne, krizën e moralit, konfliktet në familje, rritjen e përqindjes së delikuencës së të rinjve, korrupsionin, prostitucionin, abuzimet seksuale, krimin e organizuar, narkomaninë, alkoolizmin, duhanin , SIDA-n etj, disa prej të cilave deri para disa dekadash ishin probleme vetëm të Perëndimit, kurse sot paraqesin problem global. Të gjitha këto dhe anomali të tjera famoze të shoqërisë së sotme moderne po e çorodisin njeriun, po e zhveshin atë nga vlerat njerëzore, e kështu me radhë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore
