Shumë hulumtime interesante akademike janë duke u kryer në mediat digjitale, por a ka njerëz vullnetmirë për t’i lexuar gjithë këto revista shkencore?
Monika Shoshori Stafa
Journalist’s Resource, quhet qendra e cila mban rrotull vetes një grup profesionistësh ku së bashku vendosën të krijonin një faqe interneti me qëllimin për të informuar gazetarët mbi studimet më të fundit akademike. Ky është një projekt i Qendrës Shorenstein mbi mediat, politikën dhe të mirat publike në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit. Në këtë faqe përmblidhen çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga studiues të ndryshëm, shkruar në një stil gazetaresk, dhe fokusuar kryesisht te historia e subjektit.
Ky projekt nisi në vitin 2010, fillimisht për ta bërë më të lehtë për profesorët e gazetarisë që të japin mësim rreth raportimit të studimeve akademike. Duke hulumtuar në këtë faqe do të shohim më poshtë se cilat janë ato çështje studimore, të evidentuara si më të mprehtat e kohës së sotme, epokës digjitale dhe gazetarinë.
Artikujt janë shkruar së fundmi dhe publikohet online prej tre muajsh. Qëllimi ynë është të evidentojmë me hapat e kohës cilat janë pikat kryesore në të cilat ndërtohet sot një gazetari moderne dhe një media, e cila po rrëshqet prej standardeve të saj profesionale. Zhvillimi teknologjik ka rrezikuar parimet kryesore të gazetarisë dhe punës së gazetarit. I sjellim sot të pasqyruara konkretisht e shkurtimisht disa nga top-diskutimet më të nxehta në rrethet e botës akademike në fushën e komunikimit dhe gazetarisë. Studimi i parë titullohet:
“Kur qytetarët dhe gazetarët ndërveprojnë në ‘Twitter’ (Pritshmëritë e performancës së gazetarëve në mediat sociale dhe perceptimet e paragjykuara të medias)”. Mjaft raporte përgjatë viteve kanë theksuar vazhdimisht problemet që hasen në mediat, të cilat prodhojnë lajme, sa i takon sidomos besueshmërisë së publikut. Studiuesit janë kureshtarë se si kjo marrëdhënie mund të ndryshojë ndërsa gazetarët gjithnjë e më shumë mbështeten në platformat e mediave sociale për të mbledhur informacionin, për të ndërvepruar me publikun dhe për të promovuar punën e tyre. Në shumë mënyra, këto platforma ofrojnë një dritare të hapur në procesin e raportimit. Ata, gjithashtu, e lejojnë publikun të dëshmojë biseda mes gazetarëve dhe njerëzve, të cilët ata i intervistojnë, pra dialogun mes tyre, dialog që interpretohet në mënyra të ndryshme.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “825” të revistës Koha Javore
