Sindroma dhe dogmatizmi i bashkëqeverisjes me partinë-shtet

Shqiptarëve në Mal të Zi u nevojitet më shumë se kurrë, pa humbur kohë, një bashkim më i madh i mendjeve dhe veprimeve politike, i intelektualëve të fushave të ndryshme, pa marrë parasysh përkatësitë politike, rreth një Platforme të përbashkët politike si paraardhëse e një platforme politike për bashkëveprim të partive shqiptare në të gjitha sferat e interesit kombëtar

Jemi në vitin e fundit të dhjetëvjetshit të tretë të pluralizmit apo demokracisë në Mal të Zi. Shqiptarët, përveçse nuk i realizuan, së paku në nivelin e pretenduar, aspiratat e tyre të fillim- viteve të demokracisë në aspektin e komunitetit etnik autokton, realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, prosperitetit arsimor, kulturor apo social-ekonomik, nuk arritën të krijonin as të prodhonin një mendim apo veprim të mirëfilltë intelektual në mënyrë që politikat e tyre të shkojnë në burimin tonë e jo në hambarët e hatërmbetësve shekullorë të shqiptarëve. Me gjasë, mungon elita politike apo ajo është e zënë rob”?!
Në anën tjetër, sindroma e zgjatimit në politikë nuk është fenomen i panjohur, por kur ajo tejzgjatet me tendencë të shndërrohet në doktrinë, ka rrezik që të bëhet pengesë për zhvillimin normal të ideve dhe të platformave autentike e origjinale, edhe nëse ekzistojnë. Është fakt se në fillim të jetës politike pluraliste shqiptarët në Mal të Zi reaguan pasi mendonin se një politikan, qoftë ai edhe lider i kohës, nuk duhet të mbajë shumë funksione në gjirin e vet, por nga ajo kohë, çuditërisht, kjo sindromë jo që luftohet por kultivohet e zhvillohet në ato përmasa saqë, nëse jo përgjithësisht, atëherë shpeshherë bllokon kapitalizimin e veprimit politik. Kjo është e padrejtë, gjithsesi!

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat