Simbol i triumfit ushtarak

Dy javë më parë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi ka dekoruar ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Presidenti Thaçi shkruan në rrjetin social Facebook se kjo dekoratë për gjeneralin Clark është gjithashtu simbol mirënjohjeje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën

Frank Shkreli

Në njoftimin e plotë, Presidenti i Kosovës thekson, “Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot (16 Maj) e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjeneralit Clark”, ka shkruar Presidenti Thaçi në postimin e tij në facebook.
Gjenerali amerikan Clark, ish-komandanti suprem i Aleancës së NATO-s, në vitin 1999 ka udhëhequr fushatën e Aleancës së Atlantikut verior kundër forcave serbe të regjimit të Millosheviqit, në kundërpërgjigje të një fushate të egër ushtarake serbe – ku makineria e forcave ushtarake të ish-Jugosllavisë sulmoi shqiptarët e pafajshëm dhe të paarmatsour, me qëllim të një spastrimi etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë. Si i tillë, Gjenerali Wesley Clark, pak më shumë se një gjysmë shekulli më vonë, pasoi një gjeneral tjetër të njohur amerikan, si Komandant Suprem i forcave aleate të Amerikës në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore — Gjeneralin dhe ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Dwight Eisenhower.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “817” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat