Si të ndërtohet një Ballkan më i mirë?

Interesi i ripërtërirë i SHBA-së ndaj Ballkanit, pasqyron pjesërisht një dëshirë që luftërat në këtë rajon, të mbeten një gjë e së kaluarës. Po aq e rëndësishme është se, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ajo e një kontribuesi të paqes dhe prosperitetit në komunitetin transatlantik

James Jay Carafano

Ankesat se Shtetet e Bashkuara po heqin dorë nga Evropa, dhe janë indiferente ndaj fatit të rajonit, janë thjesht të gabuara. Megjithatë, Uashingtoni mund të bëjë shumë më tepër se të menduarit e dëshiruar, për të transformuar Ballkanin Perëndimor, nga një “fuçi baruti”, në një rajon që rrezaton progres. Në vend se të përfaqësojë fragmentimin dhe ndarjen, rajoni duhet të jetë një shembull i integrimit.
Pak më shumë se një vit nga tani do të jetë një tjetër përvjetor: 20-vjetori i përfundimi të luftës së fundit ballkanike. Ndërsa rajoni nuk ka vuajtur nga një konflikt i hapur gjatë kësaj periudhe, Ballkani Perëndimor mbetet ende një vend i trazuar, shpesh i cituar si pjesa më e brishtë e Evropës. “Pothuajse dy dekada pas luftës, kjo nuk është paqe”- pohoi një aktivist i të drejtave të njeriut. “Çështja shqiptare dhe ajo serbe, nuk janë të mbyllura në Ballkan; është Izraeli dhe Palestina e Evropës”.
Gjendja aktuale e shteteve të Ballkanit Perëndimor i bën nervozë shumë njerëz. Në një epokë ankthi në të gjithë Evropën, nuk është e dobishme nëse pjesët e saj më problematike të fillojnë të lëkunden. Problemet në Ballkan, refuzojnë të zhduken për dy arsye: paratë dhe gjeografia.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “827” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat