
Ky titull na erdhi në kokë pasi në “Koha javore”, më 4 dhjetor 2025, lexuam një shkrim i cili na tërhoqi vëmendjen – kureshtjen, ku thuhej “ekumenizmi shqiptar – fara që e shpëtoi kombin” dhe duke u ndaluar në mendimin e futur në boks nga shkrimi prej kryeredaktorit, ku thuhej se
“Ekumenizmi shqiptar nuk ishte një projekt teologjik; ishte një mekanizëm ruajtjeje. Një filozofi që u rrënjos në çdo fshat, në çdo mal, në çdo familje… Fuqia e këtij ekumenizmi shqiptar nuk qëndron vetëm në tolerancën e tij, por në mënyrën se si e ktheu diversitetin në armë kundër asimilimit. Çdo tentativë për t’i nënshtruar shqiptarët brenda një identiteti fetar të huaj dështoi. Nuk u bëmë turq, as arabë, ndonëse një pjesë e madhe e pranoi fenë islame. Nuk u bëmë sllavë, as grekë, edhe pse për shekuj jetuam nën hije të fuqishme kishash. Ne mbetëm ajo që ishim, përmes një formule të pazakontë: fe të ndryshme, por një komb i vetëm.”
E para që duhet të veçohet këtu është që të paktën besimi islam, me sa dimë ne, në asnjë moment, në asnjë ajet kur’anor nuk e mohon diversitetin e popujve dhe racave, që në momentin kur në menyrë decide thuhet: “U kemi ndarë në fise dhe popuj që të njihni (pranoni) njëri-tjetrin dhe të na adhuroni vetëm neve”. Kështu, kjo që thuhet në tekstin e cekur se ekumenizmi qenka ai që e ruajti farën nga ndarja, nuk qëndron fare, sepse gjuha si shenjë identiteti është e bashkëlindur me vetë njeriun të çdo fisi dhe të çdo populli. Kujtojmë se në të gjithë librat e shenjtë, pa përjashtim, Zoti thotë se në fillim barazi ne+fill+i+in, del se është një bashkim rrokjesh ku Zoti, ashtu si në Ungjill, na mëson se në fillim ishte fjala dhe fjala ishte Zoti, e Zoti ishte fjala, që tregon se përfundimisht shqiptarët me gjuhën që flasin në gegërishten e tyre, del të jetonin me fjalën, pra i besonin fjalës dhe lidheshin për fjalët, duke e ditur që fjala ishte vetë Zoti dhe Zoti ishte fjala që e ruante gjuhën. E duke e ruajtur gjuhën, ruante edhe identitetin tonë kombëtar përgjatë gjithë historisë dhe parahistorisë në vazhdimësi, deri në kohën kur autori këtë meritë po ia përshkruan ekumenizmit shqiptar, që në fakt është në vete një manipulim apo thjesht një spekulim, e pse jo edhe një mosdije e vetë atyre që e shpikën fjalën ‘ekumenizëm’.
Ç’është e vërteta, fjala ‘ekumenizëm’ është një shpikje e mendjes njerëzore apo doktrinë e cila nuk ka të bëjë fare me fjalën shqipe të shenjtë, sepse është një shpikje njerëzore, bile tepër e vonë, e cila u shpik në shekullin XIX, atëherë kur agjendat djallëzore duke plotësuar gjoja shkrimin e shenjtë fusin për herë të parë fjalën ‘ekumenizëm’, që faktikisht si e tillë u shpik nga rryma protestante, e cila u paraqit si devijim evropian i shekullit XIX me qëllim që të bëjë një pajtim, ose më qartë, të gjejë nje formulë e cila bashkon dallimet brenda kishës së krishterë, por që nuk duhet të kuptohet si nje doktrinë e cila mundohet që të kultivojë një tolerancë ndër-religjioze. Pra, nuk e bashkon mendimin fetar të tre besimeve se si të ruhet ajo që ceket në fillim të tekstit, pra farën tonë si komb, sepse duhet thënë që në atë kohë kombi nuk njihej fare si koncept shoqëror. Madje definicionet për kombin nuk i njeh shkrimi i shenjtë, andaj edhe nuk mund t’i atribuohen atij dhe pa dyshim që është një hutim, mbase i pavetëdijshëm, sepse definicionet për kombin, të bëra nga studiues të ndryshëm, këtë nuk e shohin si jetëgjatë, bile thonë se ai shpejt edhe do të shuhet. E nëse shuhet, kush do ta ruajë shqipen?
Tjetër, ekziston edhe mendimi se sikur të avanconte tej mase inteligjenca artificiale duke shkuar deri aty sa të krijojë edhe një gjuhë të veten të komunikimit, thuhet se vetvetiu ajo gjuhë do të ishte pësëri gjuha shqipe, pra një gegërishte, që do të thotë se sistemi imunitar i gjuhës që neve flasim – gegërishtja qenka vetë gjuha e Zotit, e cila zhvillohet fare në mënyrë të pavarur. Këtë nuk po e dëshmojmë vetëm ne, por te ky përfundim u arrit mbi bazën e një studimi shumëdimensional dhe shumëkulturor që nisi para një dekade në SHBA, ku akedemitë përkatëse nisen një studim 10-vjeçar me detyrën që të dihej se cila gjuhë ishte e para – pra, gjuha e Zotit. U vendos të mblidhen 33 studiues të fushave të ndryshme, të cilët kishin të drejtë të zgjedhin edhe nga 100 shkencëtarë të fushave të ndryshme, të cilët më 28 korrik të para dy-tre viteve theksuan se gjuha e parë ishte gegërishtja që e flasim këtu në Ulqin.
Petro Zheji na e vërteton këtë me shpikjen filozofike dhe shpirtërore të tij, të njohur si algoritëm simbolik. Ai thotë se të gjitha gjuhët e botës në esencë janë një gjuhë në nivelin simbolik dhe ky është zbulim shumë i madh, sepse nga një gjuhë kanë rrjedhur të gjitha gjuhët tjera.
Por ç’gjuhë ka qenë kjo? – pyet Zheji. Ka qenë gjuhë konceptuale?! Jo, në asnjë mënyrë! Koncepti është ndarës. Kjo gjuhë ka qenë simbolike. Pra, nga simboli kanë dalë të gjitha gjuhët tjera.
Sipas neve, fjala ‘simbol’ fsheh në vete kuptimin simbolik ‘sy mbyll’, pra t’ia qëllosh symbyllazi. Pra, jo vetëm gjuha e folur dhe e shkruar, por të gjitha shkencat rrjedhin nga gjuha simbolike. Prandaj edhe sot të gjithë po kthehen te simboli. Por jo të gjitha gjuhët janë të zonjat ta kuptojnë simbolin. Prandaj shpesh vijnë në Shqipëri ta bëjnë këtë punë, ta interpretojnë simbolin përmes mendjes shqiptare. Në qoftë se fjalët duhen të kenë kuptim, shqipja është e para. Në qoftë se shqipja është e para, do të thotë që shqipja ka mendimin më të parë dhe më të thellin nga të gjitha. E kush është mendimi i parë, është ai mendim që është pa ra dhe është i cilësuar si kodi E. Kodi E ngrihet në simbolin e diturisë tjetër, që është dituria e të parëve tanë. Ata e dinin në mënyrë të përsosur këtë kod, sepse kanë qenë të lidhur me Kodin F.
Sipas nesh, kodi E shënon formën e energjisë, e cila është e pakapshme për sy dhe që shënohet me shkronjën shenjë @, që në fakt në vete fsheh një E.
Mbase për ta kuptuar gjithë këtë, neve na ndihmojnë edhe shumë shprehje simbolike që i gjejmë në etnopsikologjinë tonë të përditshme, të cilat shpesh i përdorim pa u thelluar dhe pa dyshuar në to. Këtu duhet të veçojmë kodin e dijes së baladave tona që lidhen, pse jo, edhe me kodin e Rumisë.
Këtë shkrim nuk duhet trajtuar si një reagim pasi fjala nxjerr fjalën dhe fjala është kod që dominon dijen e shenjtë te shqiptarët.
