Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Zërit të Amerikës. Nja shtatë javë pasi Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e dytë Botërore, për herë të parë, më 1 shkurt, 1942 u transmetua një program prej 15-minutash nga një studio e vogël në Nju Jork, drejtuar Gjermanisë. Programi i parë i VOA-s filloi me fjalët e folësit Uilliam Hejl: Po ju sjellim zërat nga Amerika. Sot dhe çdo ditë prej sodit, ne do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira për ne. Ose lajmet mund të jenë të këqia. Por ne do t’ju themi të vërtetën.”
Frank Shkreli
Ndërkaq, ç’prej vitit 1976, këto fjalë janë mishëruar në Kartën e Zërit të Amerikës, në dokumentin që sipas ligjit, Zëri i Amerikës, duhet të vazhdojë të, “shërbejë si burim i besueshëm dhe i mirinformuar lajmesh”. Për më tepër, ky ligj detyron VOA-n që trasmetimet e saj duhet të jenë, “të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”. Drejtoresha aktuale e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett është shprehur se, “Janë bërë 75 vjet ç ‘prej kohës që kemi filluar të transmetojmë lajme dhe informacione objektive dhe se puna që jemi duke bërë tani është më e rëndësishme se kurrë më parë.”
Brenda një kohe të shkurtër, pas transmetimit të parë shkurtin e vitit 1942, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Zëri i Amerikës kishte filluar transmetimet radiofonike në 40-gjuhë të huaja, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore
