Shqiptarët po shkojnë drejt një krize identiteti

Nisur nga realiteti i hidhur ekzistues, këta përfaqësues “patriotë“ në mënyrën më transparente po i tradhtojnë votuesit e tyre. Të ndikuar verbërisht pas posteve që ju ofrohen, ata harrojnë votuesit e tyre të ndershëm dhe besnikë e po kështu harrojnë se kush janë në të vërtetë (kush do të duhej të ishin), cilat janë qëllimet e tyre dhe detyrimet morale ndaj votuesve dhe ndaj kombit dhe kështu fatkeqësisht nuk dinë më se në ç’ udhëkryq të radhës do të përfundojnë

Toni Ujkaj

Se shqiptarët në Mal të Zi, përkatësisht përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare po shkojnë drejt një krize të identitetit, , kjo s’ do të duhej të vihej tashmë në dyshim. Dëshmia më e mirë për këtë konkluzion timin personal, vjen pikërisht nga zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të diel në Mal të Zi, të cilat nxorën fitues liderin e “përjetshëm”, siç e quajnë disa media dhe agjenci të huaja, Millo Gjukanoviqin.
Përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi u rreshtuan sikur në një garë sporti, se kush i pari ta mbështesë kandidatin në fjalë, duke i potencuar edhe arsyetimet e tyre se pse shqiptarët në Mal të Zi duhet ta votojnë kandidatin në fjalë, tashmë presidentin, Millo Gjukanoviq.
Por, si duket këta “patriotë të flaktë” për çështjet e interesave kombëtare, kishin harruar thirrjet që ata ju bënin votuesve të tyre besnikë në prag të zgjedhjeve lokale të para pak muajve, përfshirë zgjedhjet në Tuz dhe Ulqin, ku këta përfaqësues politikë bënin thirrje të votohen ata (partitë nacionale) dhe të mos e votojnë PDS-në dhe drejtuesin e saj Millo Gjukanoviq, me arsyetimin e tyre të atëhershëm se Gjukanoviq përbën rrezik.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “811” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat