Në sjelljen dhe kulturën shqiptare të komunikimit, bashkëpunimit, tolerancës etj. nuk ndryshoi asgjë. Tashmë për të gjithë kudo është e njohur lufta jo gjer në skaj, por përtej skajit, e forcave politike shqiptare edhe për çështje me interes kombëtar e të pushtetit

Viti që lamë pas ishte një vit i veçantë. Në kuadrin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, qeveria shqiptare me një vendim të veçantë të saj, e shpalli vitin 2018, si Vitin e Skënderbeut. Për të realizuar objektivat, veprimtaritë e gjithçka tjetër të planifikuar, u ngrit edhe Komisioni i Posaçëm Shtetëror me kryetar, Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama. Pa dyshim udhëheqja nga mendimi se do të përjetonim ngjarje e zhvillime me interes kombëtar, ishte jo vetëm e mirëpritur, por përbënte një ngjarje të shënuar, dhuronte krenari. Kudo në trojet shqiptare, brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë si shteti amë, në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, pse jo edhe në diasporë, jehona e këtij vendimi pati ndikimet e veta. Kudo u programuan angazhime, veprimtari, për përcjelljen e këtij Viti e që do t’i bënin jehonë. E veçanta ishte se ky Vit i Skënderbeut përmbante edhe festa të tjera kombëtare, jubileun e Lidhjes së Prizrenit, konkretisht 140-vjetorin e themelimit saj, jubileun e Kongresit të Manastirit, 110-vjetorin e Kongresit të Njehsimit të Gjuhës Shqipe, si dhe tradicionalisht si çdo vit, Festën e Shpalljes së Pavarësisë, apo siç emërtohet ndryshe, Dita e Flamurit, më 28 Nëntor, pa folur për festa të tjera.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “848” të revistës Koha Javore
