Disa nga shqiptarët parapëlqejnë ta fillojnë historinë e tyre, që nga okupimi i Perandorisë Osmane. Dhe shpeshherë dëgjojmë, se kur erdhën turqit në Ballkan, shqiptarët i pritën “krahëhapur, me tufa lulesh, të cilët erdhën për t’i shpëtuar nga serbët”, bile kemi nga disa pseudohistorianë që krahasojnë Perandorinë Osmane me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë”. Kurse disa të tjerë që janë vënë në shërbim të ruso/serbëve, flasin marrëzira se: “shqiptarët janë një popull që u krijuan nga turqit” ,pa asnjë fakt historik etj
Në të vërtetë turqit kanë bërë çmos, që të shfarosin shqiptarët dhe t’i shndërrojnë në një popull turk, bile këto tendenca i kemi të pranishme edhe sot, me hapjen e xhamive që bëjnë arabo/turqit në vendet tona, me ndihmën e ruso/sërbëve, dhe nuk duhet një inteligjencë e madhe për ta kuptuar, se përse ata i bëjnë këto investime fetare tek ne, apo mbase mendojnë se ne shqiptarët ishim të pafe!?.
Po t’i lexojmë disa nga hulumtimet e historianëve të huaj ku thuan se,nga presioni që u bëhej shqiptarëve nga okupuesit osmanë, po të kishte zgjatur ky sundim i tyre edhe 100 vite më shumë në tokat shqiptare, nuk kishte mbetur asnjë shqiptar pa u konvertuar ,nga lodhja dhe presionet që bënin sunduesit osmanë mbi ta.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

