Shqipëria drejt Lindjes apo Perëndimit

Tiranës zyrtare gjatë gjithë kësaj periudhe, fatkeqësisht, i ka munguar vazhdimisht ndërmarrja e veprimeve konkrete dhe serioze për një transformim rrënjësor demokratik të vendit dhe si rrjedhim ka munguar edhe zbatimi i reformave që kërkohen nga Evropa si kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor organizuar nga “Miqtë e Europës” në Bruksel këtë javë, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, u ankua se Evropa nuk po ngutet të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe deklaroi se përveç integrimit në Bashkimin Evropian, për Shqipërinë dhe për Ballkanin, ka edhe alternativa të tjera. Ndër “alternativat” e tjera, ndoshta sipas tij të pranueshme për të dhe për vendin që ai përfaqëson, përndryshe pse do t’i përmendte, kreu i qeverisë shqiptare tha se ato alternativa përfshijnë Rusinë, Turqinë dhe Kinën dhe islamin radikal. Ja deklarata që bëri Z. Rama në Bruksel, në lidhje me këtë çështje:
“Nuk jam shumë dakord apo tërësisht me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar. Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes. Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Evropës që qeveria, që kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “794” të revistës Koha Javore

 

 

Të fundit

më të lexuarat