Sfidat ndaj pushtetarëve amoralë

Në shtetet me një demokraci pak më të zhvilluar epitetin e “Liderit” mund ta mbajë vetëm një personalitet i kompletuar, një person me moral, një njeri i guximshëm që e lufton korrupsionin, një person i fjalës, një njeri që bashkëvuan me popullin e tij dhe që siguria e mirëqenia e popullit të tij ka më shumë vlerë sesa kolltuku i ofruar dhe mirëqenia personale

Albina Osmani Markasheviq

Dekadat e kaluara kanë treguar se politika dhe politikëbërja këtu në Mal të Zi, është në krizë të thellë. Centralizimi dhe autoritarizmi brenda partive politike ka prodhuar politikanë diletant dhe të pa ditur për t’i qeverisur interesat e popullit. Politikanët e këtillë jo vetëm që nuk janë të denjë për t’i mbrojtur interesat e elektoratit të cilin e “përfaqësojnë”, por shumica nga ata edhe moralisht, politikisht dhe ekonomikisht i kanë nëpërkëmbur interesat e tyre. Këta politikanë duke mos bërë detyrën për të cilën janë zgjedhur, interes parësor kanë interesin personal dhe abuzimin me detyrat zyrtare gjatë ushtrimit të pushtetit. Këta lloj  politikanësh tani më shquhen si politikanë të korruptuar dhe plaçkitës, pasi nuk përfaqësojnë të drejtat e popullit, por përfaqësojnë interesat e tyre të ngushta klanore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat