Servilizmi si dukuri e shoqërisë sonë

Servilët si të tillë janë shumicë si votues individualë, ata edhe mund të fitojnë përkohësisht në zgjedhje, por fitorja e vërtetë normalisht se do të mungojë, sepse atyre nuk iu intereson të fitojë “E mira e përgjithshme”, por vetëm e “mira personale”, dhe me këtë zgjedhje ne si shoqëri dhe komb do të vazhdojmë të “Vendnumërojmë ”, duke u marrë me vetveten, pra me njëri-tjetrin individualisht, dhe duke mos pasur aspirata të bëjmë ndryshimin në rrafshin e përgjithshëm

Qani Osmani

Servilizmi është një dukuri që ka ekzistuar në të kaluarën dhe po përhapet gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë. Servilët janë njerëz të cilët për të gjetur një vend në një shoqëri të caktuar janë të gatshëm të ulen deri në pikën e fundit, duke mos pasur respekt as për veten, duke zhdukur çdo lloj mendimi të ndryshëm-nga ai i atyre që në një farë mënyre” adhurohet”, duke u kthyer kështu në “kukulla” me të cilët zbaviten të fuqishmit apo edhe të zgjuarit. Pra, servilët janë njerëz me karakter të ulët dhe vlera të vogla njerëzore.
Jeta e tyre e zbrazët shpirtërore dhe dobësimi i karakterit, normalisht që ata i largon nga rruga e drejtësisë dhe e ndershmërisë, sepse ata në këtë rrugëtim nuk hezitojnë të shkelin dhe shkatërrojnë në mënyrë të paskrupullt fatet individuale dhe familjare njerëzore të atyre që guxojnë t’u dalin përpara, me çka edhe marrin rrugën e gabuar të njerëzve të padrejtë dhe të pandershëm, të cilët njerëzimi dhe shoqëria pse jo edhe drejtësia e Zotit, herët apo vonë do t’i gjykojë për rrugën e zgjedhur.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “849” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat