
Mesazhi i përbashkët i Samitit të Liderëve Rajonal Brdo-Brioni është se “Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e presidencës malazeze, e cila ishte organizatore e Samitit Rajonal i liderëve të procesit Brdo-Brioni e mbajtur në qytetin bregdetar të Tivatit në Malin e Zi.
Pas seancës plenare, e cila ishte e mbyllur për publikun, presidenti malazez Jakov Milatoviq, i cili ishte nikoqiri i takimit, tha se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
“Me rendin e tronditur botëror dhe paqëndrueshmërinë globale në rritje, liderët e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re në BE kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne jemi të gatshëm ta përdorim edhe më fuqishëm këtë mundësi,” tha Milatoviq.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, gjatë pjesëmarrjes në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brioni.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike,” ka theksuar Osmani në median sociale Faceebok
“Mali i Zi është dhe do të jetë gjithmonë një vend i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe qëndrueshmërisë rajonale dhe pret që progresi i Malit të Zi drejt BE-së të jetë një nxitje edhe për vendet e tjera,” tha Milatoviq.
Liderët nga i gjithë rajoni diskutuan për çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Presidenti kroat Zoran Milanoviq tha se vlera e Samitit Brdo-Brioni “është se vendet, disa prej të cilave nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, komunikojnë në këto takime”.
Milanoviç theksoi se detyra e Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilat janë në BE, është të inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos lëkunden në rrugën e anëtarësimit në BE.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, gjatë pjesëmarrjes në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brioni.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike,” ka theksuar Osmani në median sociale Faceebok.
Presidentja Osmani theksoi se gjatë takimit u diskutua rreth vizionit për të ardhmen e rajonit dhe forcimit të marrëdhënieve midis vendeve ballkanike
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, tha se “Mali i Zi ka treguar përparimin më të madh dhe ka perspektivat më të mira për anëtarësimin e shpejtë në BE”. Ajo njoftoi gjithashtu se Sllovenia propozon që vendimet për mbylljen e kapitujve të merren me shumicë të cilësuar dhe jo njëzëri.
Zonja Musar paraqiti si shqetësim të dukshëm largimin e të rinjve, ku sipas saj, “4.8 milionë të rinj u larguan nga Ballkani Perëndimor dhe se kjo është diçka që duhet të shqetësojë të gjithë”.
“Me rendin e tronditur botëror dhe paqëndrueshmërinë globale në rritje, liderët e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re në BE kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne jemi të gatshëm ta përdorim edhe më fuqishëm këtë mundësi,” tha Milatoviq
Kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, theksoi se vendet e rajonit kanë dy rrugë:
“Njëra është të trajtojmë njëri-tjetrin siç bëjnë vendet e BE-së dhe tjetra është të pranojmë qëndrimin e Rusisë ndaj fqinjëve të saj, gjë që e çon atë në fatkeqësi dhe tragjedi. Unë mendoj se rruga jonë evropiane nuk ka alternativë.”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk mori pjesë në pjesën plenare të samitit, por më pas iu bashkua pjesëmarrësve.
Ai ka mbajtur një konferencë të pavarur për media ku është marrë kryesisht me marrëdhëniet serbo-malazeze, duke përsëritur akuzat për njohjen malazeze të Kosovës.
Ai tha se çdo ditë ndaj tij dhe Serbisë ka akuza për ndërhyrje në zgjedhjet në Mal të Zi.
“Ne kurrë nuk do ta shkatërrojmë Malin e Zi, por nuk do të lejojmë askënd të dominojë Serbinë. Serbia nuk ka bërë asgjë kundër Malit të Zi, asnjë veprim strategjik e as taktik, “ tha Vuçiq.
Përveç presidentit mikpritës malazez Jakov Milatoviç, në samit morën pjesë presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kroacisë, Bajram Begaj dhe Zoran Milanoviq,
presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ai i Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut, Natasha Pirc Musar dhe Gordana Siljanovska Davkova, anëtarët e Presidencës së BH-së Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.
Procesi Brdo-Brijoni është një nismë slloveno-kroate e nisur në vitin 2010 me qëllim forcimin e besimit dhe ndihmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.