Rudi Goga, një artist i veçantë i përmasave kombëtare

Edhe kritikët e tij më të ashpër besoj se pajtohen se ai ishte dhe mbeti një artist i veçantë, i njohur në qarqet kombëtare, i cili më tepër është nderuar e respektuar kudo tjetër më shumë sesa në Ulqin. Megjithatë, institucionet përkatëse vendore kam bindjen e plotë se në vazhdimësi janë ndjerë të “ mërzitura” nga krijimtaria e tij produktive artistike e Rudi Gogës, dhe se nuk deshën apo nuk ditën të vlerësojnë këtë pasuri artistike që la trashëgim

Gjekë Gjonaj

Shënimi i njëvjetorit të vdekjes së piktorit akademik nga Ulqini Rudi Gogës, organizuar në qytetin e tij të lindjes të premten e kaluar nga Shoqata e Intelektualëve “ Art Club”, ishte i qëlluar dhe për çdo lëvdatë. Me këtë aktivitet, edhe pse pa pjesëmarrjen e asnjë zyrtari vendor e politikani, shoqata tregoi se nuk harroi pa e përkujtuar anëtarin dhe njërin ndër themeluesit e saj të shquar i cili ka lënë gjurmë të pashlyera me krijimet e tij artistike në fushën e artit pamor.
Edhe kritikët e tij më të ashpër besoj se pajtohen se ai ishte dhe mbeti një artist i veçantë, i njohur në qarqet kombëtare, i cili më tepër është nderuar e respektuar kudo tjetër më shumë sesa në Ulqin. Megjithatë, institucionet përkatëse vendore kam bindjen e plotë se në vazhdimësi janë ndjerë të “ mërzitura” nga krijimtaria e tij produktive artistike e Rudi Gogës, dhe se nuk deshën apo nuk ditën të vlerësojnë këtë pasuri artistike që la trashëgim.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat