Rreziku i ndotjes së ambientit dhe abuzimet

Në një paralajmërim botuar në revistën ndërkombëtare online “BioScience”, shkencëtarët e udhëhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtetëror Oregon në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë: “Njerëzimit po i bëhet tani një paralajmërim i dytë. Ne jemi duke rrezikuar të ardhmen tonë në qoftë se nuk kufizojmë konsumimin material në sferën gjeografike dhe demografike dhe ne qoftë se nuk e konsiderojmë rritjen e shpejtë të popullsisë si një prej shkaqeve kryesore të kërcënimeve ekologjike dhe shoqërore”, me të cilat përballet njerëzimi

Frank Shkreli / Nju Jork

Anembanë botës, çdo vit, vdesin më shumë njerëz nga ndotja e mjedisit se sa nga të gjitha luftërat dhe dhuna në botë. Ky është “paralajmërimi drejtuar njerëzimit” nga mbi 15,000 shkencëtarë, përfaqësues të 184 vendeve, nga e gjithë bota. Në paralajmërimin e botuar të hënën nga Aleanca e Shkencëtarëve Botërorë theksohen rreziqet me të cilat përballet njerëzimi dhe planeti ynë në të ardhmen — rreziqe këto të shkaktuara — sipas shkencëtarëve botërorë — nga ndryshimet klimaterike, nga shpyllëzimi, nga humbja e ujit të pijshëm, nga zhdukja e specieve të ndryshme dhe nga rritja e pakontrolluar e popullsisë, sidomos në Afrikë dhe në Azi, ku sipas shkencëtarëve botërorë, është shënuar një rritje prej 35 për qind e popullsisë. Në përgjithësi, ekspertët shënojnë 25 trende negative anembanë botës, për sa i përket keqësimit të mjedisit dhe rreziqeve me të cilat përballet njerëzimi, si përfundim. Ndër trendët negative, ata identifikojnë, ndër të tjera, pakësimin me 25 për qind të ujit të pijshëm për person, shtimin me 75 për qind e numrit të zonave të vdekura oqeanike dhe humbjen e 300-milion hektarëve me pyje, si dhe pakësimin me 29 për qind të numrit të kafshëve, zogjve dhe llojeve të ndryshme peshqish dhe kafshësh amfibe, e të tjera.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “791” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat