
Port Milena – liqeni i Zogajve është shndërruar në bombë ndotjeje dhe rrezikon turizmin, por edhe Ulqinin. Në vitin 1886, liqenit të Zogajve iu dha emri i princeshës Milena, sepse këtë vit princ Nikolla i Malit të Zi për herë të parë vendosi të vizitojë Ulqinin. Pas vizitës së tij në Ulqin iu dha fjalën ulqinakëve se do të zgjidhë një problem të madh të banorëve të kësaj ane – të lidhë Liqenin e Zogajve me detin. Banorët e kësaj ane ishin ankuar se po u vdisnin fëmijët nga malaria, nga liqeni i Zogajve që ishte burim i malaries, i mushkonjave dhe i shumë sëmundjeve. Dhe duke e lidhur liqenin me det përfitohej edhe tokë. Kjo punë iu besua një inxhinieri rus. Qëllimi u arrit, u lidhën ujërat e liqenit me atë të detit. Por ndodhi e papritura: liqeni i Zogajve ishte nën nivelin e detit. Ujërat e detit të njelmët hynë në liqen dhe me baticë e zbaticë bënë qarkullimin e ujit. Kjo ndihmoi që liqeni të ketë më shumë peshq, por edhe më pak mushkonja e si pasojë edhe sëmundja e malaries të zvogëlohet në ketë zonë.
Këtu filloi peshkimi me mjete të ndryshme dhe Port Milena u mbush me peshq. U vendosën kalimeret, mjete peshkimi me të cilat peshkatarët peshkonin, sidomos kur binte shi ose kur hynte dhe dilte uji. Thuhej “Po shkoj me marr peshk në Port Milenë”. Peshkoheshin të gjitha llojet e peshkut të ujërave të ëmbla dhe të njelmëta të detit. Ky liqen ishte pasuri e madhe e banorëve të kësaj ane, por vinin edhe nga bregdeti malazias dhe nga kryeqyteti të furnizoheshin me peshk
Këtu filloi peshkimi me mjete të ndryshme dhe Port Milena u mbush me peshq. U vendosën kalimeret, mjete peshkimi me të cilat peshkatarët peshkonin, sidomos kur binte shi ose kur hynte dhe dilte uji. Thuhej “Po shkoj me marr peshk në Port Milenë”. Peshkoheshin të gjitha llojet e peshkut të ujërave të ëmbla dhe të njelmëta të detit. Ky liqen ishte pasuri e madhe e banorëve të kësaj ane, por vinin edhe nga bregdeti malazias dhe nga kryeqyteti të furnizoheshin me peshk. Ishte një gjë e zakonshme dhe e mirëseardhur edhe për mysafirët e vendit dhe të huajt, sidomos kur filloi turizmi në qytetin e Ulqinit, i cili ofronte gatime speciale të peshkut me çmime të volitshme. Zëri i Ulqinit mori dhënë, sidomos në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur turizmi lulëzoi, veçmas në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Por gjatë atyre viteve nisen edhe problemet. Filloj ndërtimi i shtëpive të reja në brigjet e Port Milenës, të cilat e hodhën kanalizimin në liqen, në Port Milenë. Numri i shtëpive u shtua për çdo vit, fenomeni i ndërtimit pa leje u vendos në Plazhin e Madh, që u ndot, uji dhe ky mjedis u ndot shumë saqë tani është shndërruar dhe është bombë ekologjike. Era e ndotjes kundërmon, sidomos gjatë verës. Kësaj të keqeje i bashkohen edhe ujërat e Molinës (përroit të Braticës), e cila depërton gjatë rrugës për Plazhin e Madh. Shumica e banorëve e kanë mbuluar vijën e ndotur me beton dhe maskuar kanalizimin, i cili derdhet në kanal para Grykës së Port Milenës duke e shtuar ndotjen edhe më shumë. Vetëm shirat e vjeshtës mund ta qetësojnë situatën e tillë ndotëse që derdhet në det, por edhe batica, e cila sjell ujë të pastër nga deti dhe e neutralizon disi këtë ndotje.
Tani liqeni i Zogajve është i ndotur. Nuk ka më peshq si dikur, as ngjala, të cilat peshkoheshin me shumicë. Bile ky peshk nuk guxon as të konsumohet, sepse është i ndotur dhe i rrezikshëm për ushqim. Organet kompetente komunale dhe ato shtetërore nuk marrin masa. As Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” (Morsko dobro), që e menaxhon bregdetin, nuk po merr masa dhe nuk ballafaqohet me problemin që po i lindë turizmit në Ulqin. Kjo ndotje mund të rrezikojë plazhet dhe ta shfarosë turizmin e kësaj ane dhe vetë jetën e banorëve. Me dorën e vet, banorët e Ulqinit po e rrënojnë turizmin, po e ndotin mjedisin. Dikur ishim qytet ekologjik, por tani jemi të rrezikuar nga keqmenaxhimi i kësaj pasurie. Jemi armiq të vetes sonë, nuk reagojmë as në të keqen.
Era e ndotjes kundërmon, sidomos gjatë verës. Kësaj të keqeje i bashkohen edhe ujërat e Molinës, e cila depërton gjatë rrugës për Plazhin e Madh. Shumica e banorëve e kanë mbuluar vijën e ndotur me beton dhe maskuar kanalizimin, i cili derdhet në kanal para Grykës së Port Milenës duke e shtuar ndotjen edhe më shumë. Vetëm shirat e vjeshtës mund ta qetësojnë situatën e tillë ndotëse që derdhet në det, por edhe batica, e cila sjell ujë të pastër nga deti dhe e neutralizon disi këtë ndotje
Është bërë shumë vonë, por mund të vonohemi edhe më shumë, ta dëmtojmë turizmin e Ulqinit, degë e cila na mban gjallë. Duhet reaguar dhe marrë inicitiva për ta shpëtuar Port Milenën. Populli thotë “Më mirë vonë se kurrë”. Duhet vendosur kontroll, marrë masa, sepse ky liqen po zvogëlohet dita-ditës ngase inerte të ndryshme hidhen në të. Hapen sipërfaqe të reja, oborret po zgjerohen, liqeni po zvogëlohet, derisa të gjithë heshtin. Ekologët flasin, gazetarët nuk shkruajnë ose nuk shkruajnë sa duhet, ndërsa fenomeni i keqpërdorimit dhe ndotja, por edhe zvogëlimi i liqenit të Zogajve – Port Milenës merr përmasat e një bombe ekologjike. Deri kur do të zgjasë kështu, askush nuk e di, por ka gjasa të zgjohemi nga gjumi kur të shpërthejë kjo bombë ekologjike. Atëherë do të jetë vonë. Do të humbim shëndetin, por edhe turizmin. Ne atëherë reagojmë me vonesë, sepse themi s’është puna ime Port Milena, tjetërkush le të merret me këtë punë. Po cili është obligimi ynë si qytetar të kësaj komune?! Gazetarët nuk mund t’i zgjidhin problemet, as radiot lokale, as televizionet, por t‘i nxisin.
Këto janë probleme të cilat duhen trajtuar sa më parë, të shqetësohen përgjegjësit komunalë dhe shtetërorë. Neve s‘na mbetet tjetër veçse t’i lutemi Zotit që të fillojnë shirat e vjeshtës që së paku të zbutet problemi i ndotjes. Të hyjë uji në liqen, të ketë më shumë qarkullim të baticës dhe zbaticës. Është folur se do të lidhet Buna me liqen, me Port Milenë, por ky projekt ka mbetur si përrallë. Përgjegjësit dhe shoqatat të bashkëpunojnë për të mirën e mjedisit tonë, që deri në sezonin e ardhshëm turistik të fillojë rregullimi i Port Milenës. Nëse vazhdohet me avazin e vjetër, Port Milena do të jetë bombë e cila mund të shpërthejë dhe të shkatërrojë turizmin e Ulqinit.
