Fenomeni i derdhjes së votave shqiptare në kutitë e partive malazeze është një fenomen i vjetër, i cili po shtohet prej zgjedhjeve në zgjedhje në Malësi, por edhe në treva të tjera të banuara me shqiptarë në Malin e Zi
Gjekë Gjonaj
Të dielën e shkuar përfunduan edhe një palë zgjedhje lokale në Malësi – Tuz. Me votën e qytetarëve të atjeshëm me shumicë shqiptare partitë shqiptare, sipas konfirmimit të rezultateve paraprake, pësuan humbje të thellë. Në Kuvendin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit tri partitë shqiptare konkurruese, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, do të kenë vetëm 12 nga gjithsej 32 ulëse. Zgjedhjet i fitoi bindshëm partia në pushtet. Të kota ishin përpjekjet zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës për bashkimin e subjekteve shqiptare në prag të këtyre zgjedhjeve, sikurse edhe thirrjet e diasporës shqiptare që qytetarët e Malësisë të votojnë shqip. Për njohësit e mirë të rrethanave të këtushme politike asgjë e re dhe e befasueshme. Befasi do të ishte sikur të kishte ndodhur e kundërta, na mëson e kaluara.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “792” të revistës Koha Javore
