Rikthimi i kohëve të errëta

Pushteti absolut i injorantëve dhe i të korruptuarve, do të thoshte Sokrati, i vendosur përmes sistemit demokratik, është më i keq se çdo diktaturë

Mehmet Kraja

Nuk kam asnjë llogari të pambyllur me këtë vend, as politike, as patriotike, as kulturore, as letrare. Nuk kam as nxitje intelektuale, nuk kam as llogari pragmatike për të folur në këtë kohë, sepse në kohë krizash të mëdha, siç është kjo e jona, kur të gjithë flasin dhe dërdëllisin hipokrizi dhe dëngla amorale, nuk është mençuri as heroizëm që edhe ti të këpusësh ndonjë nga ato gjepurat e mëdha ose të vogla. Më anë tjetër, tashmë të gjithë u mësuam më këtë realitet dëshpërues dhe e vetmja gjë që na ka mbetur, është që të shohim deri ku mban durimi dhe deri në çfarë mase mund ta përballojmë pafuqinë tonë. Tani për tani në Kosovë nuk ka një masë kritike, e cila do të përbente kufirin moral midis të mirës dhe të keqes, që do të ndante vlerat nga jovlerat.
Pavarësisht si dukemi së jashtmi, pavarësisht në jemi shkaktarë apo viktima të këtij realiteti, duhet ta pranojmë se edhe vetë plëngprishësit, shkatërrimtarët e këtij vendi, të gjithë kanë filluar tashmë të ndihen bashkëvuajtës, sepse për sjelljen tonë të papëlqyer (lexo: idiote, të papërgjegjshme, primitive) kemi filluar të paguajmë faturën. Mbi të gjitha, pavarësisht në e themi me zë ose jo, të gjithë kemi filluar të ndjejmë një dhembje që na sfilit, një dëshpërim që ka zënë të na lodhë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “823” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat