Rënia e murit të Berlinit dhe agimi i lirisë

Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë simbolizojnë fundin e sistemin monist dhe agimin e lirisë dhe demokracisë për popujt e shtypur deri atëherë në një pjesë të Europës, për shqiptarët në Ballkan, kjo ngjarje ka rëndësi të dyfishtë: Së pari, sepse kjo ngjarje ndikoj në përfundimin e sistemit të ashpër komunist në Shqipëri dhe së dyti me këte filloj shpartallimi apo dezintegrimi i dy shteteve më antishqiptare: Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë

Xheladin Zeneli

Para 30 viteve u mbajt një ndër fjalimet më të njohura dhe më influencuese të shekullit XX!
Bëhet fjalë për fjalimin e ish presidentit amerikan Ronald Regan (1911-2004), të mbajtur më 12 Qershor 1987 me rastin e vizitës së tij në Berlin, me ç ‘rast iu drejtua liderit të Bashkimit Sovjetik, në mes tjerash, me këto fjalë : “Z. Gorbaçev, nëse kërkon paqe, nëse kërkon prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëse kërkon liberalizim, eja këtu te kjo portë ! Z. Gorbaçev, hape këtë portë ! Z. Gorbaçev, rrëno ketë mur !.”
Dy vite pas mesazhit të fuqishëm të presidentit të atëhershëm amerikan, drejtuar udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, pra më 1989 do të hapet kufiri në mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Përendimore, do të marrë fund “lufta e ftohtë” dhe njohurit do të fillojë rënia e sistemeve totalitare komuniste në tërë Europën Lindore dhe Jug Lindore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat