Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

Sektori civil në Ulqin prej kohësh nuk pulson “gjak” të ri. Vendi ynë është i etur për një debat të depolitizuar dhe ide të reja e inovatore, të prezantuara në një terren të pavarur dhe konkurrues

Drita Llolla

Është një fakt tanimë i njohur,edhe pse shumë prej nesh nuk ndihen aspak krenar për këtë, se qyteti i Ulqinit nuk ka një teatër, kinema, ose çfarëdo lloj hapësire tjetër alternative që ofron një program kulturor.
Para dy ditësh, së bashku me drejtorin e Qendrës Kulturore Ulqin, vendosëm për të konkretizuar diskutimet e nisura nga iACT në shtator të vitit të kaluar, rreth mënyrave për të rigjallëruar jetën kulturore në qytet. Në vijim të vlerësimit të kujdesshëm të hapësirave dhe mundësive për bashkëpunim, nënshkruam një model unik Memorandum Bashkëpunimi, i pari i këtij lloji jo vetëm në Ulqin por edhe më gjerë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat