Pendimi, pastrimi, durimi, zgjerimi i diturisë janë disa aspekte të agjërimit. Shumë filozofë si Sokrati, Platoni, Aristoteli kanë besuar se agjërimi është një lloj terapie dhe si proces mjekues është i pashmangshëm për shëndetin dhe eliminimin e sëmundjeve
Qani Osmani
Në gjuhën shqipe fjalët “religjion” dhe “fe” kanë të njëjtin kuptim. Fjala fe e ka burimin nga gjuha shqipe, ndërse fjala religjion është e prejardhur nga gjuha latine (religio-që do të thotë lidhje, marrëveshje ndërmjet njeriut dhe hyjnisë apo hyjnive) prej nga kjo fjalë ka ardhur edhe në gjuhët e tjera botërore. Fjala fe është përdorur edhe sot përdoret më tepër në jetën e përditshme, ndërsa fjala religjion përdoret më tepër në gjuhën shkencore.
Fjala “agjërim” do të thotë të “abstenosh, të shmangesh, apo të heqësh dorë nga diçka”. Njëra nga elementet më të rëndësishme të çdo religjioni pa dyshim është agjërimi si veprim i mospranimit arbitrar të ushqimit. Agjërimi si komponent dhe element asketik është i vjetër sa edhe religjioni. Gati në të gjitha religjionet agjërimi trajtohet si ceremoni e pastrimit shpirtëror.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore
