
Në qoftë se filozofët nuk bëhen mbretër, apo ata që quhen mbretër nuk bëhen filozofë të vërtëtë, në qoftë se pushteti politik dhe filozofia nuk bëhen një, nuk do të ketë fund për mjerimin.
Pjesërisht në ditët tona ka gjetur vend një pjesëmarrje e theksuar politike si vlerë me përshkrimin e ndryshimit që ndodh me njerëzit, në kalimin nga gjendja natyrore në gjendje shoqërore. E rëndësishme është që tani njerëzit nuk duhet të jenë nën pushtetin arbitrar të të tjerëve. Sipas vrojtimeve të gjendjes natyrore, sfera politike del nga një sferë tjetër sociale, në kuptimin e saj të pavarur njerëzor.
Mendimet e filozofëve mbi qeverisjen ligjore sipas tyre është që pjesëtarët e shoqërisë nuk kanë ndonjë lloj të drejte mbi sovranitetin dhe sipas këtij arsytimi sovraniteti nuk ka ndonjë detyrim të qeverisë sipas ligjeve. Sovraniteti ka të drejtë të nxjerr ligje dhe të marrë vendime konkrete, pa u mbështet në ligje. Kjo nuk pengon, të thuash që një qeverisje e zgjuar të funksionojë si komandë. Qeverisja duhet të bëhet vetëm në bazë të ligjeve dhe jo vetëm kur qeverisja të bëhet me ligje afatgjate, ku qëndron garancia kundër arbitrarit, se ligjet duhet të jenë njësoj për të gjithë, për të pasurit dhe të varfrit, sikur që do të ishte edhe amnistia.
Ligjet e qëndrushme i përkasin kushtetutës në debatet kushtetuse që eshtë një problem i rëndësishem e drejta për të bindur pasardhës nëpërmjet një kushtetute të pandryshueshme ose nëpërmjet ndryshimeve procedurale me shumicë të kualifikuar. Është e vërtetë se pavarësisht se çfarë detyrimesh dhe premtimesh ka bërë një person, ai është i lidhur pas tyre siç janë të lidhur disa politikanë dhe qeveritar të Kosovës, sepse nuk mund të bëjë asnjë lloj ratifikimi apo marrëveshjeje për fëmijët e tyre në të ardhmen.
Thelbi i arsyetimeve politike në Kosovë nga qeveritarët mund të thuhet se janë parime të caktuara nga disa faktorë nderkombtarë për qeverisjen e shoqërisë që nuk mund t’u shmangen asnjë brezi pa bërë ndonjë gjë joracionale ose jolegjitime. Kryesorja është që një kushtetutë liberale është se me të nuk është lidhur vetëm një brez ose një tjetër. Është po aq e rëndësishme që kushtetuta të mbështetet në parim dhe sisteme që janë edhe në të ardhmen të nevojshme për të siguruar qytetarët nga qeverisjet arbitrare. Në qoftë se një brez heq me shumicë votash një kushtetutë liberale apo një marrëveshje dhe në vend të saj vendos një kushtetutë joliberale edhe brezat e ardhshëm më një kushtetutë që nuk mund të hiqet në të njëjtën mënyrë me shumicë votash, por i kanë ekspozuar pjesëtarët e shoqërisë para përdorimit arbitrar të pushtetit. Lidhur me këto që u tha për prirjet totalitare, mund të themi se janë në krah krejt të kundërta, megjithëse mund të shihen me pak rezervë parimet e tolerancës nga qytetarët. Kjo përsa u përket pikëpamjeve të individëve janë shumë të dëmshme për shoqërinë dhe me pasoja për vetë Kosovën. Njerëzit nuk i detyrohen për gjithçka shtetit dhe shoqërisë, por si në planin material, ashtu edhe atë shpirtëror, kanë pronat e tyre që kërkon respekt dhe nuk mund askush të bëjë amnisti pavarsisht nga shteti. Pikëpamjet për shtetin ku parësore është sigurimi i qytetarëve kundër pushtetit arbitrar. Qeveritarët dhe autoritetet e shtetit duhet të qeverisin sipas ligjeve të pushtetit ligjëvënës dhe duhet të përputhen me pushtetin ekzistues dhe gjykatat të ndershme duhet të gjykojnë çështjen civile dhe penale.
Një kuvend ligjvënës duhet të luajë një rol qendror në legjislacion dhe populli ka të drejtë të mos i mbeshtesë më autoritetet në qoftë se ato nuk marrin parasysh mirëqenien e popullit.
Kërkesat për votën e çdo qyterari në miratimin e legjislacionit dhe kërkesa për ligj të përgjithshëm përbëjnë garanci të rëndësishme kundër prirjeve totalitare. Nënvizimet që bën në vend të ndryshimit apo marrjes së vendimeve për ratifikime apo amnesti e benë që sovrani është i pakufizuar dhe nënkupton që shumica e mazhorancës mund të urdhërojë indoktrinim, që do të jetë një kufizim i mendimeve dhe lirisë. Vullneti i përgjithëshem nuk duhet thyer se është vullnet i përgjithshëm ku qëndron i pandryshueshëm. Lidhur me këtë kemi një raport të rëndësishëm që gjendet te koncepti ,,vullnet’’ që duhet të jetë i plotësuar nga një subjekt apo qeveria e shtetit që mos të bëjë ratifikimi e marrëvshjes dhe projektligjin e amnistiesë pa vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.
