Rëndësia e ndërtimit të kësaj rruge është e shumëfishtë dhe jetike për qytetarët. Ndërtimi i saj do të kishte ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik të zonës së Anës së Malit dhe të Ulqinit në përgjithësi, por sidomos për zhvillimin e turizmit. Përfundimi i ndërtimit të rrugës do t’i afronte më tepër në aspektin kohor zonat rurale me Ulqinin dhe do të kufizonte deri diku edhe migrimin fshat-qytet
Ismet Kallaba
Kanë kaluar më se pesë vjet qëkur ka filluar ndërtimi i rrugës Ulqin – Sukubinë. Dy akset e para të kësaj rruge, nga Sukubina deri në Krythë, ka kohë që kanë mbaruar, ndërsa në aksin e tretë nga Krytha deri në Ulqin, është premtuar disa herë se do të fillojnë punimet, por deri tani nuk është bërë asgjë edhe pse është kryer projekti dhe është bërë kompensimi i pronarëve të cilëve do t’u merret toka për zgjerimin e rrugës. Paratë për ndërtimin e kësaj rruge janë siguruar nëpërmjet kredisë nga Banka Evropiane për Investime.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore