
Kur Covid-19 detyroi ndërmarrjet në të gjithë botën të dërgojnë punonjësit e tyre në shtëpi për të punuar virtualisht, puna në distancë pati një moment historik. Nxitimi për t’u dhënë punonjësve akses në të gjitha mjetet që do t’u duheshin për të punuar nga shtëpia, ishte pak sfiduese për shumë punëdhënës. Por, pasi të gjithë u vendosën, ajo që shpejt u bë e dukshme ishte se punonjësit mund të ishin produktivë dhe të përqendruar edhe kur nuk ishin në zyrë – në shumë raste, madje edhe më produktivë sesa në zyrë . Për disa të punësuar nga shtëpia ndihej si bekim, e për disa tjerë si mallkim. Po sjellim të dy anët, si pozitive ashtu edhe negative.
Orari fleksibil. Ju mund të bëni pushime në çdo moment, të mos nguteni të mbyllni telefonatat me familjarët tuaj kur ata telefonojnë dhe të hani drekë në çdo kohë që dëshironi. Avantazh tjetër është mjedisi i personalizuar. Vendosni nivelin e zhurmës ashtu si dëshironi – diku midis heshtjes së çmendur, deri në të qenit në radhën e parë të një koncerti të Selin Dion. Mos të flasim për rrobat komode. Rrobat të stilit klasik e serioz për zyrë, në shtëpi për dallim nga zyra gjatë punës mund t’i vishni ato pantallona me katror e ngjyrna të çuditshme , ose pizhamat me motive të Miki Maus që miqtë tuaj nuk e dinë se i keni. Oh, po nuk ka shpërqendrime në zyrë. Shmangni kolegët duke debatuar për meritat e tyre personale, duke përgojuar kolegë të tjerë, sirenat që dëgjohen jashtë dritares tuaj, etj. Kurseni para. Dreka është e shtrenjtë nëse e konsumoni në një restorant . Në shtëpi, ju mund të kurseni para duke gatuar vetë. Harrojini turmat dhe trafikun. Meqenëse punoni nga dhoma e gjumit apo kuzhina, udhëtimi më i gjatë që do bëni do jetë gjatë pushimit deri në toalet ose nga një dhomë në një dhomë tjetër. Trafiku i tmerrshëm, vonesat, turmat e njerëzve, ikja e autobusit nuk kanë pse të ju shqetësojnë. Më shumë kohë me të dashurit. Kujdesuni për një të sëmurë në shtëpi, luani shtesë me qenin tuaj, ose thjesht merrni një kohë të qetë për veten tuaj! Puna nga shtëpia gjithashtu mund të çojë në shëndet më të mirë në mënyra të ndryshme: më shumë kohë për aktivitet fizik, ngrënia e ushqimit më të shëndetshëm, më pak ekspozim ndaj sëmundjeve etj.
Të punuarit nga shtëpia ka edhe disa anë negative si: humbja e vullnetit dhe shpërqendrimet. Duhet të punoni në një projekt të ri, por “Netflix” thotë se keni ende katër episode të serialit Lucifer për të parë … ; vështirësia për t’iu përmbajtur një rutine. Rendi që bëni gjërat në punë nuk është pothuajse kurrë rendi që bëni gjërat në shtëpi. Mund të jetë e vështirë të pasqyroni orarin dhe proceset tuaja një herë jashtë zyrës. I humbisni ose mungojnë thirrjet dhe takimet e rëndësishme. Mërzitja që vjen si pasojë e të punuarit vetëm. Ato bisedat e zyrës? Disi ju mungojnë historitë e qenit të Donës kolegës suaj, apo jo? Punoni më ngadalë. Ndonjëherë zyra ka një energji. Ndonjëherë shtëpia juaj nuk e sjell dot atë energji.
Kur jemi në zyrë në punë , asgjë nuk tingëllon më joshëse sesa ideja e një dite të zymtë me shi në vend të ambientit të mbyllur të jeni në ngrohtësinë e shtëpisë nën batanijen tuaj të preferuar. Kur jeni në shtëpi, ju kujtohen shakatë me kolëget tuaj dhe pyesni veten nëse aparati i kafesë bëri kafe të mirë atë ditë. Sido që të jetë është e rëndësishme të zgjedhni mjedisin ku do të jeni më të suksesshmit. Në fund të fundit, secili person ka përvojën e tij unike me punën në distancë dhe gjetjen e asaj që funksionon dhe nuk funksionon. Rritja e produktivitetit të një personi mund të jetë një katastrofë tërheqëse e tjetrit. Ndërsa filloni të punoni më gjatë dhe të fitoni më shumë përvojë, të mësoni të përqendroheni dhe përshtateni në çdo mjedis, është një aftësi e vlefshme jetësore dhe do të ndihmojë karrierën tuaj profesionale. Le të jemi të sinqertë, në fund të fundit pa marrë parasysh se nga po punoni, ju prapë atë po bëni : po punoni punën tuaj.
