Sot qyteti realisht është i ndarë në dy koka, 37 % e qytetit, përbëhet nga arabët, ose pjesa lindore, ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryqytetin e tyre
Lucia Annunziata
Presidenti Trump na ka mësuar me shumë vendime të paparashikuara dhe të habitshme në politikën e jashtme. Që nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, afrimi me Rusinë, braktisja e protokollit të klimës dhe përshpejtimi i konfliktit me Korenë e Veriut, udhëheqësi i SHBA ka ripërcaktuar kufijtë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë.
Vendimi më i fundit për të zhvendosur ambasadën e SHBA në Jeruzalem, mund të funksionojë si përshpejtuesi i një cikli të ri lufte.
Në nyjen e ndërlikuar të jetës, historisë, arkitekturës dhe politikës që përbën mosmarrëveshjen midis palestinezëve dhe izraelitëve, gjeografia ka qenë gjithmonë kokëfortë dhe asnjë hartë nuk është më politike(dhe e hutuar) sesa ajo e Jeruzalemit, djepi i tre besimeve fetare dhe kryeqyteti i pretenduar nga dy vende, statusi i të cilëve ka qenë thelbi i konfliktit arabo-izraelit për dekada të tëra.
Shtatëdhjetë vjet më parë, OKB votoi për ndarjen e Palestinës, në të cilën Jerusalemi u përcaktua si një “entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”. Në luftën e vitit 1948 qyteti u nda në dy zona nën kontrollin përkatës të Jordanisë dhe Izraelit. Në vitin 1967 ndarja u ndryshua nga fitorja e Izraelit, kur pushtoi dhe aneksoi zonën në lindje; një bashkim që kurrë nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Sot qyteti realisht është i ndarë në dy koka, 37 % e qytetit, përbëhet nga arabët, ose pjesa lindore ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryeqytetin e tyre.
Një qytet me një bashkëjetesë të vështirë prej dekadash mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku lufta guerile ka vijuar prej kohësh. Një qytet i ndarë më dysh. Vendet e tjera kanë ambasadat ne Tel Aviv, ndërkohë në Jeruzalem kanë nga dy konsullata, një për secilin popull, izraelitët dhe palestinezët, shpeshherë konsullata që ndodhen jo më shumë se disa qindra metra larg.
Por, çfarë do të thotë saktësisht kjo hartë e Trump-it. Njëri skenar parasheh mundësinë e njohjes së një kryeqyteti të dyfishtë, me Jeruzalemin e ndarë mes hebrejve dhe palestinezëve, ndërsa skenari i dytë, është ai i një kryeqyteti të vetëm, atij të Izraelit. Ky skenar është ai që i tremben të gjithë, madje edhe aleatët e Trump që kundërshtuan ashpër vendimin. Me këtë skenar duhet të presim një një periudhë të re dhe të zgjatur të përplasjeve dhe luftërave. Në fund të fundit, gjendja e alarmit është rritur tashmë në të gjithë botën.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “794” të revistës Koha Javore
