Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i preferuari i politikanit nacionalist Vojisllav Shesheli gjatë kohës së luftës, kështu që s’është habi që ai nuk ka thënë asgjë në lidhje me dënimin e ish-liderit të tij për krime kundër njerëzimit
Millosh Qiriq
Vendimi i fundit nga gjykata e Hagës që shpalli Vojisllav Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit është më i mirëpritur, por thjesht simbolik.
Edhe pse asnjë nga krimet e vërtetuara ose jo të Sheshelit nuk ishin të vegla apo të parëndësishme, ai u gjet fajtor vetëm për atë që një prokuror i paaftë mund të provonte – krimin e gjuhës së urrejtjes që nxiti dhunën në Serbi.
Vendimi ishte një goditje tjetër për viktimat e luftës në Bosnje dhe Kroaci, ku ai u lirua nga akuzat për ndonjë keqbërje, por megjithatë është e rëndësishme – Shesheli tani është një kriminel i dënuar lufte.
Pavarësisht kësaj, politikisht ai mbetet po aq aktiv sa gjithmonë, një anëtar i parlamentit serb si lider i Partisë Radikale Serbe, një mysafir i shpeshtë në emisionet televizive dhe aktiv në mediat sociale.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “812” të revistës Koha Javore
