Promovim i vlerave unike të Ulqinit

Xhirimet interesante, ku spikaten  në mënyrën më të bukur të mundshme bukuritë e paprekura natyrore të Malit të Zi, të cilat  në radhë të parë vërehen  në peizazhet e Adës në Bunë, Plazhit të Madh, Liqenit të Shkodrës dhe Kalasë së Ulqint. I gjithë ky konglomerat    përbën një mozaik të  destinacioneve më atraktive të Malit të Zi, të cilat gjithsesi do t’ia ngrisin  imazhin  shtetit   të parë ekologjik si destinacion i bukur turistik në rajon dhe në Evropë

Gjekë Gjonaj

Dashamirët e kinematografisë të Ulqinit javën që lamë pas mbushën përplot sallën e Qendrës Kulturore të këtij qyteti për të parë premierën e filmit për qytetin e tyre. Vlerat historike, turistike dhe trashëgimia kulturore e zonës së Ulqinit u prezantuan nëpërmjet shfaqjes filmike “Perla e Bunës”, me autorë vëllezërit Millan dhe Millutin Karaxhiq.
Kjo komedi romantike bashkëkohore si synim parësor kishte pikërisht promovimin dhe publikimin e vlerave të përmendura që mbart Ulqini, në shërbim të njohjes dhe të informimit të mijëra shikuesve që do ta ndjekin këtë film në Mal të Zi, në shtetet e rajonit dhe më gjerë. Që në minutat e parë fitoi simpatinë e atyre që e panë. Filmi disa herë gjatë shfaqjes u shoqërua me ovacione e duartrokitje të të gjithë njerëzve që ishin ngritur në këmbë në këtë mbrëmje të mrekullueshme, një gjë që ndodhë rrallë në evente të kësaj natyre në Ulqin.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat