Ata që kanë zgjedhur të kryejnë detyrën e përfaqësuesit të popullit të vet apo t’i shërbejnë bazës së tyre zgjedhore, nuk do të duheshim që të kompensoheshin! Të ardhurat e deputetëve mund të vijnë nga puna e tyre bazë profesionale. Nëse deputetët duhet të paguhen, atëherë ata duhet të marrin pagat minimale apo mesatare
Xheladin Zeneli
Njoftohet në media se aktualisht, paga mesatare e deputetëve në Mal të Zi është €1883 euro ( rreth $2000 dollarë amerikan). Kurse paga mesatare e punonjësve të përgjithshëm në Mal të Zi, sillet rreth €447 euro. Pra, paga e deputetit është katër herë më e madhe se paga mesatare ! E mos të flasim për përqindjen e lartë të papunësisë, veçanërisht të popullsisë në trevat shqiptare, si dhe ata të cilët punojnë por nuk marrin paga disa muaj me radhë. Ironia më e madhe është fakti që një deputet i cili në mes tjerash, e ka për obligim të angazhohet në përmirësimin e standardit jetësor të atyre që e kanë zgjedhur, merr pagën mujore katër herë më shumë sesa zgjedhësi i vet,(apo taksapaguesi i tij), pagë kjo për të cilën shumica e qytetarëve vetëm mund të ëndërrojnë!?.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore