Precedent në politikën e minoriteteve

Marrëveshja shkaktoi një precedent në politikën e minoriteteve, ku pas 28 vitesh në qeverisjen vendore, partitë politike shqiptare me vullnet të plotë ia dorëzojnë pushtetin një partie të spektrit politik malazez. Kjo është diçka e paparë në perceptimin e fushëveprimit të partive nacionale, të cilat e kanë detyrim pikërisht implementimin e politikave të pakicës shqiptare, përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre

Ali Salaj

Marrëveshja për pushtetin vendor në komunën e Ulqinit tregoi përfundimisht fytyrën e vërtetë të liderëve politikë shqiptarë, të cilët për hir të interesave personale bënë pazare në dëm të interesave të qytetarëve dhe votuesve shqiptarë.
Edhe pse partitë politike shqiptare i kishin numrat e duhur (18) për të ushtruar vetë pushtetin, ato u përcaktuan për një koalicion të pazakonshëm dhe atipik. Kjo do të thotë se ata nuk u bashkuan rreth programit, i cili te partitë politike shqiptare është gati identik, por u bashkuan rreth “kulaçit” për t’i ndarë postet dhe për t’i sistemuar anëtarët e partisë, familjarët dhe militantët e tyre nëpër vende pune.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat