Raportet lidhur me përdhunimin në Kosovë dhe turpi kulturor i lidhur me te ka filluar të rrjedhë jashtë në vitin 1999. Carol Williams nga Los Angeles Times ka qenë në gjendje që të kapë pasojat e përdhunimit te vajzat kosovare në dy muaj të luftës (që zyrtarisht u deklarua pasi që NATO ka gjuajtur bombat mbi Serbinë më 24 mars 1999), kur ajo ka intervistuar prindërit e vajzës trembëdhjetë vjeçare Pranvera Lokaj
Shirley Cloyes DioGuardi
(Vazhdon nga numri i kaluar)
Prindërit e Pranverës i kanë shpjeguar Williamsit se në prill të vitit 1999, derisa meshkujt e fshatit Bileg kanë qenë në kodra me luftëtarët e UÇK, policia serbe dhe paramilitarët kanë hyrë në qytezë dhe kanë detyruar Pranverën dhe së paku njëzet vajza të tjera të hyjnë në qilar të një shtëpie të zbrazët dhe kanë bërë përdhunime grupore gjatë katër netëve. Nënat e tyre dhe vëllezërit, të cilët janë mbajtur në shënjestër në katin nën to, kanë mundur të dëgjojnë britmat e tyre. Pas katër ditëve, vajzat e mbuluara me gjak u janë dorëzuar nënave të tyre të tmerruara. Të gjitha ato janë futur në karrocat e vozitura me traktor që do t’i dërgonin në mërgim.
Në kohën kur Williams ka intervistuar Haxhi Lokajn, ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë në një kamp të refugjatëve në Shqipëri. Haxhiu i tha Williamsit se e ka dërguar Pranverën në male që të luftojë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “”E kam dhënë atë në UÇK, kështu që ajo mund të bëj serbëve atë që ata na kanë bërë neve. … ‘Ndoshta ajo do të vritet por kjo do të jetë për të mirë,” ‘Ajo gjithqysh nuk do të kishte të ardhme pas asaj që i kanë bërë.’”
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore