Përralla e europianit të mirë

Në kryeqytetet europiane dihet preferenca e Vuçiqit për të fyer gazetarët, për të poshtëruar  opozitën, e po ashtu edhe metodat e tij manipulative të sundimit. Jashtë mikrofonëve pohohet, se ky gjoja demokrat që lëvdohet aq shumë, në shtëpinë e vet tregon një fytyrë tjetër jo tamam demokratike, por me delir vetëkonfirmimi. Por për sa kohë që ai pozicionohet me tone pajtuese në çështjen e Kosovës dhe përsërit refrenin e stabilitetit, në perëndimin pragmatik do të mbahen në tone të ulta kritikat për gjendjen e mjerueshme të medias dhe të sistemit të drejtësisë

Dragoslav Dedović

“Kandidati proeuropian” ka fituar qartazi zgjedhjet në Serbi. Aleksandar Vuçiqit i jepet kështu si paradhënie dëftesa e më të mirit.
Pse konsiderohet Aleksandër Vuçiq si politikan i moderuar nga shumë vëzhgues politikë përkundër tendencave autoritare të tij? Në radhë të parë fajin për këtë e ka klima politike botërore. Qëkur Londra dhe Uashingtoni i kanë kthyer kurrizin BE-së, çdo fans i BE-së me sa duket është tejet i mirëpritur, edhe kur ai vjen nga Beogradi.
Vërtet, kryeministri i deritanishëm i Serbisë, i cili u zgjodh president mund të qeverisë në pesë vitet e ardhshme pa shumë rezistencë politike. Vitin e kaluar ai siguroi një shumicë prej dy të tretave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tani si kryetar i partisë qeverisëse, Partia e Progresit, SNS dhe njëkohësisht edhe si president i vendit, tek Vuçiq dendësohet aq shumë pushtet – saqë për herë të fundit një përqendrim i tillë e kemi parë në kohën e Millosheviqit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat