Për Malësinë që duam

Votuesit shqiptarë të komunës së Tuzit duhet ta kenë të qartë se duke votuar PDS-në dhe disa parti të tjera të ashtuquajtura qytetare që janë në pushtet, heqin dorë vullnetarisht nga Malësia, nga të drejtat kombëtare dhe nga identiteti i tyre kombëtar

Qani Osmani

Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve lokale për komunën e Tuzit, propaganda politike mundohet për të identifikuar paraprakisht fituesit dhe humbësit. Paraprakisht, bëhen analiza të sipërfaqshme, të njëanshme, apo dhe tendencioze në funksion të retorikës për të fituar sa më shumë pikë në elektorat. Megjithatë, për këtë pjesë le të merren ata të cilët janë më në brendi të kombinatorikave politike. Çështja që parashtrohet ka të bëjë me diçka tjetër, por që lidhet ngushtësisht me proceset zgjedhore. E kam fjalën për zgjedhjet e lira e të ndershme në kuptimin që vota duhet të jetë e shenjtë e pamanipulueshme dhe elektorati të japë verdiktin e tij sipas bindjeve dhe jo sipas logjikës së forcës dhe presionit, apo sipas metodave manipulative, siç mund të jetë një punësim, një rrugë e shtruar me asfalt, apo pa dashur ta banalizoj për një thes miell ashtu siç bënë partia politike (PDS) me dekada nëpërmjet makinerisë së fuqishme me të gjitha strukturat e pushtetit, nëpërmjet kandidatëve të vet, pa vetëdije kombëtare, që kanë barkun plot por kokat bosh, të mbuluar me parullën e konceptit qytetar, për ta sunduar popullatën shqiptare në Mal të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat