Përvoja e pluralizmit politik ndër shqiptarë, sidomos te shqiptarët në Mal të Zi, dëshmon se pjesa më e madhe e partive politike janë formuar jo duke u bashkuar rreth një ideje dhe programi të caktuar, por si pasojë e inateve dhe prishjes së marrëdhënieve të drejtuesve partiakë për shkak të mosrealizimit të ambicieve personale politike. Ajo që i përbashkon thuajse të gjithë është synimi për të qenë në pushtet me çdo kusht, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër apo model më të mirë qeverisjeje
Ismet Kallaba
Partitë janë grupime politike të organizuara me qëllim të arritjes së një objektivi të përbashkët me interes të përgjithshëm publik. Ato kanë një program ku janë përcaktuar qëndrimet e forcës politike përkatëse në fusha të ndryshme. Synimi i çdo partie është lufta për pushtet me qëllim të zbatimit të programit të saj.
Partitë politike nënkuptojnë pasjen e strukturave të mirorganizuara, të cilat mblidhen rregullisht, për të diskutuar e debatuar dhe marrë vendime kolegjiale për çështje aktuale që e shqetësojnë popullin dhe komunitetin. Vendimi përfaqëson mendimin e shumicës së anëtarëve të një grupimi politik.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “773” të revistës Koha Javore
