Nëse këtë vit do të ndodhë që të kemi dy qeveri të udhëhequra nga PS-ja në Shqipëri dhe LVV-ja në Kosovë (nëse do të ndodhë kjo e dyta duke qenë se konfiguracionet e mandateve janë ende të paqarta), do të jetë shumë interesante të shihen politikat sociale, ekonomike dhe zhvillimore që këto dy parti eventualisht do t’i implementojnë gjatë qeverisjes së tyre
Ron Salaj
Në Shqipëri ekziston Partia Socialiste (PS), e pozicionuar në qendrën e majtë, por që nuk përfaqëson asgjë nga emri i saj, pra, nga socializmi. Fushata e saj, me artikulimin e së cilës do të merremi më poshtë, i solli rezultat fitues. Madje, fitore bindëse.
Në fillim të muajit qershor, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Kosovë, gjithashtu, doli hapur me pozicion social-demokrat, por që programi i saj “40 Masat e LVV-së” përfaqësonte shumë më shumë socializmin demokratik sesa “Manifesti” i PS-së në Shqipëri. Edhe LVV në mënyrë bindëse, po t’i marrim partitë të vetme dhe pa koalicione, korri fitore elektorale.
Tri elemente duhet të analizohen në fushatat e të dyja grupimeve politike: 1) anatomia e kërkesave të tyre që t’u jepet vota; 2) logjika e artikulimit të tyre; 3) natyra e entiteteve kolektive që rezultoi nga kërkesa e tyre.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore
