Macron bëri paralele mes Masakrës së Oradourit dhe konflikteve në Siri, Ruandë dhe Jugosllavi. “Do të duhej të jam në gjendje të them se një gjë e tillë do të ndodhë larg nga shtëpitë tona, ose nuk do të ndodhë fare. Por, Ruanda ose Jugosllavia dje, Siria sot, ato janë larg vetëm disa orë rrugë me aeroplan”
Xhoana M. Perkaj
Presidenti i Francës, Emanuelle Macron e vizitoi më 10 Maj fshatin Oradour-sur-Glane, ku, me 10 Qershor 1944, 642 civilë janë vrarë nga nazistët gjermanë. Duke u bërë homazhë viktimave, ai e shfrytëzoi rastin ta rikujtojë tmerrin e Luftës së Dytë Botërore. Si raportojnë mediat, ai, në fjalimin e tij, bëri paralele mes Masakrës së Oradourit dhe konflikteve në Siri, Ruandë dhe Jugosllavi. “Do të duhej të jam në gjendje të them se një gjë e tillë do të ndodhë larg nga shtëpitë tona, ose nuk do të ndodhë fare. Por, Ruanda ose Jugosllavia dje, Siria sot, ato janë larg vetëm disa orë rrugë me aeroplan”, tha ai.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore
