Pandemia – këtë vit më pak e ashpër me turizmin

Shko pranë lumit, shko pranë detit, shko pranë liqenit, shko ndër bjeshkë e shko nëpër qytete, nuk do të jesh ndër të paktët persona që ndodhen aty, por do të shohësh plot njerëz si ti që marrin rreze dielli, notojnë, peshkojnë, bëjnë zgarë, zhvillojnë aktivitete sportive, argëtohen mbrëmjeve në lokale me muzikë, të gjitha këto gjëra fare të zakonshme, por që një vit më parë ngase ishin të rralla dukeshin luks. Si përgjigje ndaj kësaj, bizneset që lidhen drejtpërdrejt me turizmin po i presin vizitorët me kushte të reja

Paula Dekaj

Stina verore e një viti më parë do të mbahet mend gjatë për ditët e mbyllura në shtëpi, kafeteritë dhe hotelet e boshatisura, plazhet me pak vizitorë dhe pa investime e përkujdesje, ndërsa për fat të mirë këtë vit situata nuk është e njëjtë. Me lirimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 dhe me afrimin e temperaturave të nxehta, njerëzit po shfrytëzojnë pushimet e kësaj vere dhe po gëzojnë gjithçka që viti 2020 ua mohoi. Shko pranë lumit, shko pranë detit, shko pranë liqenit, shko ndër bjeshkë e shko nëpër qytete, nuk do të jesh ndër të paktët persona që ndodhen aty, por do të shohësh plot njerëz si ty që marrin rreze dielli, notojnë, peshkojnë, bëjnë skarë, zhvillojnë aktivitete sportive, argëtohen mbrëmjeve në lokale me muzikë, të gjitha këto gjëra fare të zakonshme, por që një vit më parë ngase ishin të rralla dukeshin luks. Si përgjigje ndaj kësaj, bizneset që lidhen drejtpërdrejt me turizmin po i presin vizitorët me kushte të reja.

Mbrëmjet tek Qyteti i Vjetër i Ulqinit gjithashu kanë gjallëri tjetër, e sidomos fundjavat. Bar-kafetë mundësojnë muzike live dhe tryezat kanë përreth familje, miq e shoqëri të ndryshme. Në disa net, shetitorja e Plazhit të Vogël mban aq shumë kalimtarë sa është e pamundur të ruhet ndonjë distancë ndërmjet tyre. Duhet theksuar se kjo bie ndesh me masat aktuale kundër përhapjes së virusit Covit-19, për shkak se mbajtja e distancës, edhe në ambient të hapur është ende në fuqi

Po të vërejmë Plazhin e Madh të Ulqinit, përgatitjet e plazheve jo vetëm që nuk ngjajnë me ato të vjetshmet, por duket sikur pandemia të jetë shuar. Në shumicën e plazheve edhe pse gjatë muajit qershor ishin në përgatitje e sipër, plazhistët zinin më shumë se gjysmën e shezloneve. Gjatë qëndrimit pranë bregdetit, pushuesit kanë mundësitë për të pirë kafe apo për të ngrënë në bar-restorantet sezonale që janë ndërtuar në rërë.
Mbrëmjet tek Qyteti i Vjetër i Ulqinit gjithashu kanë gjallëri tjetër, e sidomos fundjavat. Bar-kafetë mundësojnë muzike live dhe tryezat kanë përreth familje, miq e shoqëri të ndryshme. Në disa net, shetitorja e Plazhit të Vogël mban aq shumë kalimtarë sa është e pamundur të ruhet ndonjë distancë ndërmjet tyre. Duhet theksuar se kjo bie ndesh me masat aktuale kundër përhapjes së virusit Covit-19, për shkak se mbajtja e distancës, edhe në ambient të hapur është ende në fuqi.

Po të vërejmë Plazhin e Madh të Ulqinit, përgatitjet e plazheve jo vetëm që nuk ngjajnë me ato të vjetshmet, por duket sikur pandemia të jetë shuar. Në shumicën e plazheve edhe pse gjatë muajit qershor ishin në përgatitje e sipër, plazhistët zinin më shumë se gjysmën e shezloneve. Gjatë qëndrimit pranë bregdetit, pushuesit kanë mundësitë për të pirë kafe apo për të ngrënë në bar-restorantet sezonale që janë ndërtuar në rërë

Besoj se të gjithë duam që ekonomia të rritet, çmimet të zbresin e jo të vazhdojnë të rriten, por për këtë nuk duhet të vazhdojmë me idenë se tashme ‘‘ia hodhëm’’ pandemisë, nga pakujdesia gjendja mund të përkeqësohet përsëri. Masat kufizuese aktuale vazhdojnë të jenë aktive jo pa arsye, dhe nevojtet që qytetarët vendas apo turistët t’i respektojnë. Të gjithë mund të jemi të lodhur nga kjo, por duhet të kujtojmë që liria që gëzojmë tani pak kohë më parë na mungonte aq shumë…

Të fundit

më të lexuarat