Pakicat – mish për top

Është sfidë më vete të vendosësh ta çosh jetën në Ballkanin e përflaktë, ndërsa është sfilitëse të jesh pakicë nacionale në ndonjë vend të tij. Këtë fakt e dinë të gjithë ballkanasit, ose më saktë, të gjitha kombësitë përbërëse të tij kanë kaluar kësaj ure. Fiziku i njeriut, nga ana mjekësore, e kalon sfilitjen me pak oksigjen, lëngje, kripëra e glukozë. Në të shumtën e rasteve, kësaj faze i pasojnë orët rilindëse ose të delirit fizik. Drita e ha terrin me një lugë

Argëzon Sulejmani

Pikërisht, në një fazë deliri janë të gjithë banorët e kombeve që tanimë kanë fatin të mos jenë pakicë nacionale. Pakica nacionale kanë qenë së paku një herë këtyre shekujve dhe kroatët e Kroacisë së sotme, sllovenët e Sllovenisë së sotme, boshnjakët e Bosnës së sotme, kosovarët e Kosovës së sotme, shqiptarët e Shqipërisë së sotme. Koha deshi që kjo të ndërrojë, por prapë se prapë në Ballkan kemi me qindramijëra kroatë, sllovenë, boshnjakë e shqiptarë pakica, pakica nacionale është fjala. Është i kuptueshëm deliri emocional i këtyre turmave që patën fatin ta kalojnë urën, por është e pafalshme dehja e gjatë ose statusi i përhershëm delirant i tyre. Çdo çështje njerëzore para se të jetë e çfarëdoqofshme duhet të jetë humane. Patriotizmi i shumicës së vendeve të Ballkanit të pavarësuara viteve ‘90 është rëndë johuman. Sepse, nuk merr parasyshë pjesëtarët e të njëjtit nacionalitet që edhe përkundër betejave të përbashkëta u kanë rënë zaret e pafavorshme. Ky lloj patriotizmi johuman është thjeshtë dehës, delirant dhe mafioz.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “827” të revistës Koha Javore

 

Të fundit

më të lexuarat