Në mënyrë që Shtëpia e Shëndetit në Tuz të pësojë një reformë të gjithanshme në strukturën e funksionimit të saj të përgjithshëm, stafi i punonjësve këtu, do të duhej të sensibilohet më shumë me pacientët dhe të jenë sensual ndaj atyre të cilët kanë nevojë më shumë se askush për ndihmë pasi në fund të fundit ky është dhe misioni parësor i të punësuarve në shëndetësi. Pacientët duhen trajtuar si qenie njerëzore dhe siç e meritojnë, të përkushtohen maksimalisht dhe jo të neglizhohet dhe të braktisen nga mjekë të cilët shpeshherë dinë të mbyllën në zyrë brenda orarit të punës, duke të thënë: “Do të vish nesër se për sot e kemi mbaruar punën” edhe pse orari i punës mund të ketë dhe disa orë për të përfunduar
Toni Ujkaj
Institucionet publike qofshin qendrore ose filiale, duhet të shërbejnë si pasqyrë e mirë dhe shembull i një veprimtarie e cila duhet të qëndrojë mbi baza të zbatimit të parimeve ligjore dhe etiko-morale për të mbrojtur integritetin institucional dhe për të rritur reputacionin dhe kredibilitetin e tyre.
Sikurse çdo qytetar i zakonshëm që është i obliguar të zbatojë ligjet mbi baza kushtetuese dhe kodin etiko-moral, ashtu janë të obliguar edhe nëpunësit e institucioneve të ndryshme, që të veprojnë mbi parime dhe rregullore që janë të definuara qartë. Por, në shumicën e rasteve, ndodhë që në praktikë situata të qëndrojë ndryshe dhe këto rregulla të mos respektohen, madje dhe të cënohen.
Në këtë shkrim jam fokusuar të pasqyroj një realitet të hidhur që ndodh tash e sa vite me radhë në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz, ku pothuajse asgjë nuk funksionon siç do të duhej, për të plotësuar nevojat e banorëve të kësaj treve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “773” të revistës Koha Javore
