Pa transport ujor dhe ajror

Fakti se asnjë agjenci turistike, asnjë anije udhëtarësh nuk qarkullon nga Mali i Zi drejt Shqipërisë apo anasjelltas, është i pabesueshëm, por i vërtetë! Me anije turistike mund të udhëtosh nga moli i Ulqinit deri në grykëderdhjen e Bunës, por më gjatë jo! Habi e madhe! Mungesë iniciative nga agjencitë turistike të Ulqinit, Shqipërisë e Malit të Zi nuk po gjejnë interesin ekonomik

Asllan Bisha

Edhe këtë sezon turistik Mali i Zi dhe Shqipëria e presin të izoluar nga njëri-tjetri, sa i përket transportit ujor dhe ajror. Ndonëse të dy shtetet janë anëtarë të NATO-s, ende nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes transportit ujor dhe nuk komunikojnë ndërmjet tyre përmes detit, lumit dhe liqenit. Pra, marrëdhëniet turistike të dy vendeve, që turizmin e kanë njërën prej degëve kryesore të ekonomisë, janë të dobëta. Fakti se asnjë agjenci turistike, asnjë anije udhëtarësh nuk qarkullon nga Mali i Zi drejt Shqipërisë apo anasjelltas, është i pabesueshëm, por i vërtetë! Me anije turistike mund të udhëtosh nga moli i Ulqinit deri në grykëderdhjen e Bunës, por më gjatë jo! Habi e madhe! Mungesë iniciative nga agjencitë turistike të Ulqinit, Shqipërisë e Malit të Zi që nuk po gjejnë interesin ekonomik.

Gjatë shekujve të kaluar kanë ekzistuar lidhje ujore dhe tregtare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku anijet kanë lundruar përmes detit dhe lumit Buna, në portet kryesore të Shqipërisë, si Durrësi, Shëngjini, Shkodra etj. Edhe liqeni i Shkodrës ka qenë i lundrueshëm dhe ka lidhur banorët e të dy anëve. Po tani, pse gjithë kjo moskokëçarje?


Këtu duhet përmendur edhe Organizatën Turistike të Ulqinit, e cila duhet të ndërmarrë iniciativën, të jetë më këmbëngulëse që ta lidhë turizmin e Ulqinit me atë të Shqipërisë. Duhen gjetur mundësitë e bashkëpunimit kur dihet se tani nuk ekzistojnë barriera dhe se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë janë shumë të mira. Dihet se gjatë shekujve të kaluar kanë ekzistuar lidhje ujore dhe tregtare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku anijet kanë lundruar përmes detit dhe lumit Buna, në portet kryesore të Shqipërisë, si Durrësi, Shëngjini, Shkodra etj.
Edhe liqeni i Shkodrës ka qenë i lundrueshëm dhe ka lidhur banorët e të dy anëve.
Po tani, pse gjithë kjo moskokëçarje?
Sidomos duhet kritikuar ashpër faktori shqiptar që s’po e nxit bashkëpunimin, qarkullimin e banorëve të kësaj treve, duke u mundësuar zhvillim ekonomik, veçanërisht në lëmin e turizmit.
Në anën tjetër, lidhjet tokësore me Shqipërinë funksionojnë, por pritjet në kufi, sidomos gjatë sezonit turistik shkaktojnë pasoja të konsiderueshme financiare dhe bëhen pengesë e qarkullimit turistik mes dy shteteve, duke u bërë pengesë për turizmin e dy shteteve.
Edhe rruga hekurudhore Tiranë – Shkodër – Hani i Hotit nuk do të jetë e gatshme për qarkullim gjatë këtij sezoni turistik, ndërkohë që nuk ka as linja ajrore ndërmjet dy vendeve.
Në mungesë të vullnetit, burokracitë e ndryshme po bëhen pengesë e zhvillimit ekonomik të rajonit tonë, ku shtetet duket se janë të vetëkënaqur me të arriturat e tyre. As shteti amë nuk interesohet për mirëqenien e popullatës. U fol dhe u trumbetua me të madhe se do të hapet pika kufitare që do të lidhte Ulqinin me Velipojën, pra dy shtetet, por si duket gjërat ngecën. Asgjë konkrete nuk është realizuar. Përpos ngecjes, vërehet edhe mungesë e vullnetit politik.
Sezoni turistik është në prag. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë një verë me probleme dhe sezon turistik i vështirë. Hotelierët ulqinakë edhe kësaj radhe do të përpiqen t’i përmbushin pritjet e tyre dhe t’i kënaqin mysafirët nga e gjithë Evropa, që kanë mbetur besnikë të plazheve dhe bukurive natyrore të Ulqinit, me shpresë se do t’i mundin edhe ata që premtojnë miliarda për Plazhin e Madh…

Të fundit

më të lexuarat